E martë, 22 Shtator, 2026

“Më kërcënuan fëmijët në Londër, shteti u bë palë”, Arben Ahmetaj lëshon “bombën” nga arratia dhe akuzon Edi Ramën se fshihet pas kësaj skeme mafioze, ish-zv/kryeministri paralajmëron të tjera përgjime “përvëluese” për aferat e qeverisë

Share

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur sërish në media, teksa komentoi një video me kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, të publikuar në rrjetet sociale. Z. Ahmetaj tha se nuk e sheh çështjen vetëm si një kërcënim të izoluar nga një individ, por si pjesë të një klime që, sipas tij, është krijuar nga deklaratat dhe qëndrimet e figurave politike. Ai deklaroi në “Çim Peka LIVE” në “SYRI TV” se ka marrë kërcënime që lidhen edhe me fëmijët e tij. Sipas tij, ai u është drejtuar edhe strukturave shtetërore për situatën, por nuk ka marrë mbrojtjen e duhur.  

Ai theksoi se kërcënimet verbale që shfaqen në rrjetet sociale nuk janë të izoluara, por pasqyrojnë atë që thuhet çdo ditë në korridoret e pushtetit. Sa i përket përgjimit 3-orësh nga i cili janë publikuar vetëm 12 minuta, ish-zyrtari i lartë paralajmëroi nxjerrjen e dy pasazheve të reja me prova komprometuese që implikojnë qeverinë në afera. Ai zbuloi se në këto materiale përfshihen ngjarje, fotografi e përgjime nga Monaco, Mynihu dhe qytete të tjera europiane ku implikohen ish-ministra e të afërm të pushtetarëve. Ahmetaj nënvizoi se nuk pretendoi kurrë të bëjë pazare apo kompromentime me dosjen e tij përballë presionit të qeverisë. Ndërkohë, ai garantoi se asnjë shantazh nga prokurorë apo eksponentë të tjerë nuk do ta ndalë në rrugën e tij për të nxjerrë të vërtetën. 

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Tani ju e keni parë sepse është një video e ditës së shtunë dhe e keni parë këtë video. Cili është ndjesia e parë që ju ndjetë kur e patë këtë video? Ose për ta bërë pyetjen më thjeshtë, a ndiheni realisht i kërcënuar nga një personazh i tillë?

Arben Ahmetaj: Nuk është çështje e personazhit, është çështje tek frymëzimi që këta lloj njerëzish, nuk ka rëndësi me kartelë, pa kartelë, gjejnë në reflektim të plotë të qëndrimit të kreut të organizatës. Po ja, ju jeni, pesë duke përfshirë dhe ty Çim se ti je dhe, le të themi gazetar edhe drejtuesi. Jeni pesë personazhe të nderuar. A nuk ju ngjan ky me kreun e organizatës kur doli përpara PS-së dhe tha, po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, do ishte shumë më keq për Arben Ahmetajn, për mua. Diferenca është që…

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, është interesante kjo pyetje që bëhet. E di se me kë ngjan ky mua? A ju kujtohet një foto e Ramës me spageti dhe me kapuç në kokë në vitet ’94-’95, që në krahët e kësaj foto të Ramës i publikuam dhe kartelën dhe të gjithë thonin mos u merrni se është i sëmurë mendor. E mban mend foton e ’94-’95? Kishte pak a shumë këtë portret.

Arben Ahmetaj: Zoti Peka me respekt, me respekt të pyetjes tuaj do t’ju kthej një përgjigje pa marrë kohë të katër anëtarëve të panelit, të katër anëtarëve të nderuar. Unë nuk merrem me, unë nuk jam si kreu i organizatës që ty të thotë Çimi e prapanicës, mua më thotë syzgurdulluari. Nuk merrem fare me pamjet. Unë merrem me thelbin. Domethënë në një shoqëri ku të gjithë fillojnë e mos e kështu e ka ky, e mos e ky është i çmendur, e mos e ky ka lajthitur, e mos e ky është pervers, e mos e kështu është Edi Rama, e mos e ky jo… jo. Ka shkarë shoqëria dhe ky lloj kërcënimi, si i mbroj unë fëmijët e mi? Nuk kam nevojë ta them as te Syri, as te Buza. Unë jam me librin e vjetër. Kur të vijë historia e jetës, nëse, o zot, mos ardhtë kurrë. Por unë jam me frymëzimin. Këto që thotë ky djali, me mendje, pa mendje, me kartelë, pa kartelë, të gjitha këto i ka bërë kreu i organizatës, është marrë me familjen time. Me gruan, me ish-gruan, është marrë me fëmijët, thellësisht. Në Londër. Madje në dosje është përmendur qindra herë dhe Keilis. I është kontrolluar dhe llogaria minore e Keilis. I është refuzuar të marrë para për të ngrënë bukë, nga gjykata, nga segmente të gjykatës që janë të lidhura drejtpërdrejtë me kreun e organizatës. Domethënë, në korridoret e plaçkitjes dhe të kreut të organizatës, këto që thotë ky, këto kërcënime që thotë ky, thuhen gati përditë, se unë kam veshë në korridoret e kreut të organizatës.

Çim Peka: Edhe diçka të fundit. Personazhet e përgjimit kanë reaguar duke pranuar, duke pranuar se audio është origjinale, por thonë se përgjimi është bërë pa leje. Gjithsesi ne në intervistën bashkë, në intervistën e 6 bashkë, ju përmendët dhe për përgjimin në Monaco. I dispononi?

Arben Ahmetaj: Tani unë kam qeshur me atë reagimin e asaj kompanisë që unë s’e dija që ekzistonte aty. Përgjimi më thotë, është bërë në ambientet e, as e kam idenë në çfarë ambienti është bërë përgjimi, as kush e ka bërë përgjimin. Dhe, javës që vjen, për të kthyer përgjigjen në mënyrën time, do nxjerr dhe një ose dy pasazhe të tjera, boll me kërcënime i thuj. Më kërcënon kreu i organizatës, më kërcënojnë me tru, më kërcënojnë pa tru, më kërcënojnë skifterët, më kërcënojnë prokurorët, më kërcënojnë ish-prokurorët edhe post rrogozit. Nuk më bën përshtypje, që më kërcënon kompania se s’ia kam fare, fare.

Çim Peka: Që ta kemi të qartë me publikun, sot është e hënë, javës që vjen, sot një javë do nxjerrim dy pasazhe të tjera.

Arben Ahmetaj: Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë.

Çim Peka: Janë tre orë. Monaco ekziston?

Arben Ahmetaj: Këtu ekziston gjithë Evropa jo më Monaco. Monaco është bërë qendër e disa fotografive, përgjimeve edhe çudirave. Se nuk kemi vepruar vetëm nëpër ishuj. Në Mynih, në Monaco, ish-ministra, ish-sekretarë e të tjera e të tjera. Ish-vëllezër, ish-kunetër, ish, o u ka çudira.

Çim Peka: Ore, pse ju vijnë të gjithë juve këto përgjime?

Arben Ahmetaj: Çfarë përgjimesh më kanë ardhur mua? Unë përgjimin që më erdhi, e nxora direkt. Me trishtim. E sollën, nuk e di kush e solli. Ka qenë dikur Berisha qytetari digjital, tani jeni kthyer ju prova digjitale. Pse tek ju? Tashi, pse tek unë? Kur të dali institucioni që ma ka sjellë, bëjini një shkresë institucionit edhe thuaji: po pse e dërgove ti tek Ben Ahmetaj? Nuk e di pse, por e kuptojnë shumë mirë që përballë kërcënimeve, unë nuk bëj kompromis. As lojëra me dosjen time, ‘shiko se po e nxjerr, s’po e nxjerr’, ‘o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y’. Jo, nuk hy fare në këtë. Zero. Zero.

Çim Peka: Pra, kemi nxjerrë vetëm 12 minuta, janë gjithsej 3 orë. Po bën gati për sot një javë, dy pasazhe të tjera. Po pres.

Arben Ahmetaj: Ndoshta, ndoshta jua bëj edhe që nesër, pasnesër zoti Peka, domethënë, s’i dihet.

Çim Peka: Jo, e lëmë për sot një javë për ta hënës sepse edhe mua më shijon kjo pjesa ta mbaj pak në ankth se ka 4, 10 vjet që ua ka nxirë shqiptarëve.

Arben Ahmetaj: Te ty, se si syzgurdulluari, tek Çimi e prapanicës, gjithmonë e, gjithmonë e, gjithmonë te në të ardhmen do shkojë.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, të falënderoj. Kalofshi mirë. Ishim në lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvicra me Arben Ahmetaj për të reaguar mbi atë shantazh që i është bërë.

Te tjera

Lajme te tjera