E premte, 24 Prill, 2026

Protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK, Rama: Pyes veten pse Kuvendi i Kosovës s’e ka ngritur zërin me rezolutë

Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për protestën e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Tribunalin e Hagës, mes tyre edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.

Ai e ka vënë theksin tek indiferenca e Kuvendit të Kosovës, i cili nuk ka bërë ende një rezulutë pa dallime partiake ku të rreshtojë shkeljet e shumta të procesit në Hagë, ku janë shkelur të drejtat e Thaçit dhe të tjerëve

Rama ngre pyetjen dhe nënvizon se nëse Kuvendi i Kosovës do e bënte këtë rezolutë të vonuar, edhe Kuvendi i Shqipërisë do mblidhej menjëherë për të votuar të njëjtin tekst dhe për ta “përcjellë zërin e shqiptarëve në Tribunalin e Hagës”.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet”.

Te tjera

Lajme te tjera