E hënë, 24 Gusht, 2026

“Protesta na sfidoi”, Rama 7 orë me ministrat në Pogradec: Tani qeverisje më e mirë, prioritet Shqipëria sociale! Plan për transparencën e çmimeve të ushqimeve

Share

Takimi i kryeministrit Rama me ministrat nisi rreth orës 11:00 dhe zgjati plot 7 orë, me fokus kryesisht te qasja e re që qeveria do të ketë në këtë vit të dytë të mandatit të katërt në raport me shërbimet ndaj qytetarëve. 

Pas mbledhje, kreu i qeverisë informoi detajet rrugës për kthim në Tiranë, ku veçoi disa fusha për të cilat tha se fokusi tashmë është cilësia e jetës së qytetarëve.

“Më i spikaturi do të jetë programi i strehimit, për faktin se vjen si një gjë krejt e re dhe deri te një sërë programesh të tjera që prekin faktikisht disa sektorë…..Kemi vendosur piketat për çdo sektor. Jemi përqendruar te shëndetësia dhe arsimi. Jemi përqendruar te krijimi i një zinxhiri që do të jetë zinxhiri i Shqipërisë sociale. Kemi folur për çmimet. Kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë” , tha Rama

Pasqyrë Albania” përmes së cilës synon që brenda dy javëve t’i japë përgjigje çdo ankesë të qytetarëve, Rama thotë fokus do të jetë që shqiptarët të informohen drejt përballë dezinformimit që kreu i qeverisë e identifikon si ‘algoritmi’.

“Pasqyrë Albania që do të jetë platforma unike ku qytetari do të drejtohet. Nuk është thjesht vetëm halli, kërkesa e qytetarit që do të konceptohet si një pako që çohet me postë e që statusi ndiqet në kohë reale. Por është edhe gjithë pjesa tjetër që shkon qeveria te qytetari, që shkon shteti te qytetari për të mos e lënë të papërgatitur pa argumente përballë atij që na ka hyrë në jetët tona, algoritmit” , tha Rama

Duke e quajtur një sfidë reale atë që protesta i ka bërë Qeverisë në një kohë kur sipas tij opozita nuk ekziston, në fund Rama tha se pas gjithë kësaj situata më të fortë do të dalin Shqipëria dhe shqiptarët pasi siç premtoi ai qeverisja do të përmirësohet.

Në fokus të diskutimeve gjatë mbledhjes, veç dy dokumenteve strategjike Besa dhe Prania Besnike ishte edhe platforma e re e prezantuar nga vetë Rama vetëm një ditë më parë, gjatë takimit me drejtuesit politikë e krerët e grupeve parlamentare “Pasqyrë Albania”.

Kjo platformë do të funksionojë mbi 2 mekanizma: “Flamingo Albania” e frymëzuar nga protestat kundër tij, do të mbledhë ankesat e qytetarëve, ndërsa “Radar” do të shërbejë për të gjurmuar në kohë reale rrugën e zgjidhjes së ankesës.

Platforma synon që brenda dy javësh të zgjidhë problematikat e qytetarëve në kohë rekord duke bërë një komunikim më të mirë mes Qeverisjes qendrore- ministrive me Bashkitë dhe drejtoritë e përgjithshme.

Pas takimit të Pogradecit që përmbyll zyrtarisht pushimet e socialistëve, Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare ku pikëpyetja më e madhe është nëse do të njoftojë ose jo, ndryshime në qeveri. 

Te tjera

Lajme te tjera