E hënë, 24 Gusht, 2026

Dita e dytë e takimeve, Rama mbledh ministrat në Pogradec! ‘Flamingo’ e ‘Radar’, platformat për të ‘folur’ me qytetarët

Share

Ministrja virtuale “Diella” ishte e para që iu “bashkua” kryeministrit Edi Rama në takimin e dedikuar me kabinetin qeveritar në Pogradec. Dhe prova e parë iu dha asaj.

Edi Rama: Mirela Kumbaro është ‘Ministre e Ujit’.

Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është Ministre e Arsimit.

Takimi i kryeministrit Rama me ministrat nisi rreth orës 11:00 dhe fokusi është qasja e re që qeveria e tij do të ketë në këtë vit të dytë të mandatit të katërt në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.

Pas fjalës së kreut të qeverisë, çdo ministër ka në dispozicion 15 minuta për objektivat ndërsa pjesë në takim ishin edhe krerë të institucioneve në varësi të ministrive, mes të cilëve edhe drejtuesja e re e Turizmit, ish-funksionarja e PD Jola Hysaj.

Në fokus të diskutimeve veç dy dokumenteve strategjike Besa dhe Prania Besnike është edhe platforma e re e prezantuar nga vetë Rama vetëm një ditë më parë, gjatë takimit me drejtuesit politikë e krerët e grupeve parlamentare “Pasqyrë Albania”.

Kjo platformë do të funksionojë mbi 2 mekanizma: “Flamingo Albania” e frymëzuar nga protestat kundër tij, do të mbledhë ankesat e qytetarëve, ndërsa “Radar” do të shërbejë për të gjurmuar në kohë reale rrugën e zgjidhjes së ankesës.

Platforma synon që brenda dy javësh të zgjidhë problematikat e qytetarëve në kohë rekord duke bërë një komunikim më të mirë mes Qeverisjes qendrore- ministrive me Bashkitë dhe drejtoritë e përgjithshme.

Jashtë vilës qeveritare, kreu i qeverisë njëjtë si një ditë më parë, u prit nga një qytetar që thotë së ka udhëtuar nga Greqia për ta takuar.

Pas takimit të Pogradecit që përmbyll zyrtarisht pushimet e socialistëve, Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare ku pikëpyetja më e madhe është nëse do të njoftojë ose jo, ndryshime në qeveri. 

Te tjera

Lajme te tjera