Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me situatën e rënduar në vend pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve.
Me anë të një mesazhi në profilin zyrtar në rrjetet sociale, ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.
“Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut”, vijon mesazhi i ambasadës së SHBA.
