Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koci u shpreh se Amnistia Fiskale do të bëhet në përputhje me standardet evropiane. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, Koçi theksoi se PS nuk ka asnjë interes të ndërmarrë akte që shkaktojnë përplasje me partnerë. “Nuk janë kundër amnistisë fiskale, por kundër një drafti që i janë bërë të ditura nga SHBA dhe BE dhe në këtë linjë Escobar ka thënë se gjithçka duhet të bëhet në përputhje me komisionin evropian. Kështu që dhe angazhimi ky është të respektohet linja që ata kanë komunikuar me institucionet përkatëse të qeverisë kështu që besoj se nuk do të këtë ndonjë hap të gabuar. Marrim ligjin e anti-shpifjes, jemi në të njëjtën linjë, gjithmonë veprohet në përputhje me opinionin e institucioneve që janë të specializuar nën këtë gjë. S’ka asnjë interes që Partia Socialiste të ketë përplasje me këta partnerë, në fund fare ata kanë një përvojë më të madhe në këtë fushë dhe duhet shfrytëzuar. Amnistia fiskale është bërë dhe në shumë vende më të specializuara. Gjithçka do të bëhet në përputhje me këto standarde që janë udhërrëfyese për gjithë qeverisjes sonë”, deklaroi ai. Ndërkohë i pyetur nëse kriza që po kalojmë dhe shumë problematika të tjera do ta vënë në vështirësi fitoren e PS në këto zgjedhje, Koçi theksoi se Partia Socialiste i ka dhënë provat për përballimin vështirësive. “Mendoj se duhet ta shohim më gjerë, këto janë vështirësitë e Shqipërisë dhe një qeveri është e zonja gjithmonë që vihet në ballë të vështirësive. Besoj se PS i ka dhënë provat për të përballuar këto sfida me efikasitetin e lartë të mundshëm. Se po të shohim dhe krizat duke qenë një vend i vogël nuk kemi resurset të gjithë e dimë që duhet pak më shumë investim te njeriu dhe jo infrastruktura por jemi të detyruar kur kemi një infrastrukturë të dobët. Kjo është menduar si një iniciativë lidhur me situatën ku ndodhet Shqipëria por gjithçka do bëhet në parametrat e BE-së, sepse tashmë kemi hapur dhe negociatat. PS dhe qeveria do të ndërtojnë marrëdhëniet me njerëzit, dhe turi që po bën kryeministri është pikërisht në këtë drejtim për të sqaruar dhe ndërgjegjësuar të gjitha shtresat e shoqërisë me situatën. Qeveria po përpiqet me të gjitha kapacitetet e veta financiare për të kompensuar këtë situatë dhe dihet botërisht që kompensimi kryesor vjen dhe ai i energjisë elektrike”, nënvizoi Koçi.
Petro Koçi: PS nuk duhet të hyjë në përplasje me ndërkombëtarët për amnistinë fiskale, të ndjekim standardet e Bashkimi Europian
Share
Te tjera