E hënë, 20 Janar, 2025

Petro Koçi: Protesta e 12 nëntorit demonstroi se opozita sundohet nga interesat personale të Berishës dhe në sinkron me serbët, drejtësia duhet të neutralizojë kreun e “Foltores”

Share

Pas protestës së djeshme të opozitës, deputeti socialist, Petro Koçi shkroi dje u tregua se kjo luftë po bëhet për interesat personale të Sali Berishës. Ai thotë se kjo protestë zhvillohet paralelisht me protestat e serbëve në veri të Kosovës.

“Protesta e sotme demostroi se opozita sundohet nga interesat personale të Sali Berishës dhe se shanset që kjo opozitë të transformohet e modernizohet janë thuajse zero. Fundi i protestës na beri të ditur se tashmë organizatoret e kanë frike shtetin ligjor dhe penalitetet ndaj atyre që shkelin ligjin dhe rendin publik. Ndërkohë kjo lëvizje e opozitës zhvillohet paralel me lëvizjen politike të serbëve të Kosovës. Fjalori politik i opozitës që përmblidhet nga kriminaliteti historik i PD dhe korrupsioni historik i LSI është më i varfër se ai i vitit ’90.

Kjo opozite nuk ofron shpresë. E shumta që tenton është vetëm nxitja e urrejtjes politike ndaj kundërshtarëve. Lidershipi i opozitës është i kompromentuar me përcaktime zyrtare si ‘Non Grata’ për shkak të korrupsionit përmbytës. Nga ana tjetër maxhoranca jonë duhet të vazhdoje reformat, të shkunde administratën dhe të vërë në shënjestër korrupsionin e kësaj administrate.

Sistemi i drejtësisë nuk ka pse pret më shume për të hetuar e ndëshkuar financimet ruse dhe sjelljet tradhtare të Berishës ndaj UCK-së që kulmojnë me bashkimin e votave të PD me Kozacevin në Këshillin e Europës”, shkruan Koçi

Te tjera

Lajme te tjera