E martë, 25 Gusht, 2026

Pazare dhe komplot i madh, Myslim Murrizi bën denoncimin e fortë, nga masakra e “21 janarit”, tragjedia e “Gërdecit”, afera “Aruba”, te “refuzimi” për të arrestuar Frida Krifcën e Ogerta Manastirliun, nxjerrja nga burgu e shefave të “Bankers”, Ilir Beqajn dhe Jonaid Myzyrin e tenderave, si po mbyllen dosjet e bujshme në SPAK

Share

Rigels Seliman

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka lëshuar akuza të fortë përmes një reagimi publik në rrjetet sociale ndaj ecurisë së punës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke pretenduar se dosjet më të mëdha korruptive dhe tragjeditë shtetërore po zvarriten ose po mbyllen.Sipas Murrizit, që prej dhjetorit të vitit 2025 kur në krye të SPAK u emërua drejtuesi i ri Klodjan Braho, institucioni ka marrë një rrugëtim që ai e cilëson si dështim dhe goditje ndaj besimit publik. Ish-deputeti ka rreshtuar një sërë çështjesh të bujshme, ku sipas tij drejtësia po vepron me dy standarde.

Murrizi përmend vendimet për zbutjen e masave ose kalimin e afateve për ish-zyrtarë e drejtues, përfshirë rastet e administratorëve të Bankers Petroleum, Mynxyrit të APP-së, ish-ministrit Ilir Beqaj, si dhe lirimin e ish-drejtorëve të rrugëve të lidhur me tenderin e tunelit të Llogorasë. Më tej ai denoncon zvarritjen e gjyqit të Gërdecit, moshetimin e masakrë-s së “21 Janarit”, heshtjen ndaj çështjes “Aruba”, si dhe dosjes ku përfshihet ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal. Ndërkohë ish-deputeti ngre supet ndaj mosnisjes së procedimeve penale për ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca (për dosjen e AZHBR-së) dhe Ogerta Manastirliun në lidhje me koncesionet shëndetësore.

 Nga ana tjetër, z. Murrizi krahason trajtimin e favorshëm të disa zyrtarëve me vendimet e rrepta të marra ndaj ish-kryebashkiakëve si Vangjush Dako, Fatos Tushe apo Erion Veliaj.Në përmbyllje të reagimit të tij, ish-deputeti Murrizi u bën thirrje qytetarëve që kanë javë të tëra në protestë që kërkesat e tyre t’i drejtojnë drejtpërdrejt ndaj strukturave të SPAK-ut dhe GJKKO-së. Ai pretendon se reformimi i sistemit po dështon për shkak të pazarit politik dhe se drejtësia e re nuk po vepron njëlloj ndaj të gjithë pushtetarëve.

Postimi i plotë i z. Murrizi

“Prej 16 dhjetorit 2025, kur u zgjodh në krye të SPAK-ut si drejtues Klodian Braho, ende pa mbushur 6 muaj në detyrë, pothuajse i nxori të gjithë nga burgu.E filloi me dy administratorët e Bankers Petroleum që u kanë vjedhur shqiptarëve mbi 15 miliardë euro, vazhdoi me Mynxyrin e famshëm të APP-së që vetëm në një tender kishte ruajtur 2 milionë euro, nuk filloi çështje penale për qejfliun e veglave të seksit në KLP, Olger Eminaj, se i kishte marrë votën për t’u bërë drejtues i SPAK-ut, nuk filloi çështje penale për Irena Gjoka Manekun që u vërtetua se ishte e dënuar në Greqi, nxori për kalim afatesh ish-ministrin Ilir Beqaj, nuk filloi çështje penale për Frida Krifcën e AZHBR-së, nuk hetoi kurrë dosjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës që e kishte ky si prokuror, mban prej korrikut 2024 në sirtar dosjen e Ervin Demos të kallëzuar nga KLSH-ja, nuk filloi kurrë çështje penale për Tan Agollin e FSHZH-së, i kallëzuar disa herë për disa afera dhe tendera, por e çoi për gjykim në gjendje të lirë duke u sjellë me shumë standarde në krahasim me Dakon e Durrësit, Tushen e Lushnjës dhe Veliajn e Tiranës, dhe sot nxjerr nga burgu ish-drejtorët e rrugëve që janë arrestuar për 50 milionë eurot e tunelit të Llogorasë.

Zvarrit prej 5 vitesh gjyqin e Gërdecit, nuk guxon të hetojë 21 Janarin, hesht si i dhjerë për dosjen Aruba dhe Meg Gonigalin, nuk gjen dot Gysin, Gesin dhe mbi 100 persona të shpallur në kërkim pasi janë lajmëruar të ikin, ka këllqe të hetojë aferat e koncesioneve prej 500 milionë euro të Manastirliut se rri si ushtar i Klodit tjetër të Spitalit Amerikan.E shumë e shumë të tjera që duhet një natë dimri për t’i numëruar.

Atëherë për çfarë u duhet shqiptarëve ku mender SPAK i dhjerë???Për çfarë i hyn në punë SPAK-ut ky Hajdar Braho?Të nderuar qytetarë që keni pothuajse 3 muaj rresht në protestë.Ka ardhur koha që protesta të drejtohet kundër këtyre qelbësirave të SPAK-ut dhe GJKKO-së që paguhen rreth 10000 euro në muaj nga taksat e shqiptarëve dhe janë bërë milionerë në euro duke vënë gjoba të gjithë këtyre hajdutëve që nxjerrin çdo ditë nga burgu e nuk i hetojnë kurrë për aferat qindra milionë euro.Rama dhe çdo hajdut pushteti apo ish-pushtetar nuk hyn vetë në burg, sado të thirret në kor poshtë Kryeministrisë, Rama në burg, Berisha në burg, sa kohë që mender drejtësia e “re” ka drejtues dhe prokurorë e gjyqtarë fundërrina të këtij soji”, shkroi dje në rrjetet sociale ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi. /gazeta sot/

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Te tjera

Lajme te tjera