Një ngjarje e rëndë kriminale brenda një familjeje u parandalua në kohë nga Policisë së Tiranës. Një 48-vjeçar, që ndodhej me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, është arrestuar në flagrancë pasi kanoste bashkëshorten dhe djalin e tij me një hanxhar.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”. 48-vjeçari u arrestua, ndersa policia sekuestroi mjetin prerës (hanxhar), me të cilin ai kërcënonte.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 ndërhynë në kohë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme dhe duke neutralizuar autorin, shtetasin E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një hanxhar, mjeti me të cilin i arrestuari po kanoste familjarët e tij. Nga verifikimet rezultoi se E. B. ndodhej në kushtet e “arrestit në shtëpi”, për një çështje të mëparshme të lidhur me veprën penale “vjedhja”, njoftoi policia.