E martë, 29 Shtator, 2026

Pa imunitet pas 12 vitesh, zbardhet dëshmia e plotë e Dritan Priftit për aferën “CEZ-DIA” që mund të fundosë Ilir Metën dhe si Altin Dumani po merret personalisht me dosjen e ish-presidentit

Share

Nga Rigels Seliman

Njëri prej zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë që është lakuar më shumë se është i korruptuar, është Ilir Meta. Emri i këtij të fundit shfaqet dhe përmendet kudo, ku ka afera korruptive, por edhe ngjarje me sfond kriminal, të cilat janë konsumuar gjatë këtyre 30 vitesh demokraci. Mirëpo edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, Metës nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, duke bërë që ai të mbretërojë i qetë në arenën politike shqiptare. Por situata pritet të ndryshojë pasi Ilir Meta nuk gëzon imunitet kushtetues, duke u bërë kështu më i ekspozuar përballë SPAK-ut, strukturë e cila ka në duar disa dosjes së Metës, për lobim me para të dyshimta dhe të padeklaruara në SHBA, për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion. Por jo vetëm kaq, Metës duket se i janë hapur më shumë telashe nga drejtësia, për shkak se para pak ditësh është riaktivizuar afera “CEZ-DIA”, ku dyshohet se ai është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011. Ish-presidenti Meta u mor dje për mbi 3 orë në pyetje në SPAK dhe kur doli nga Prokuroria Speciale ishte zverdhur i gjithi në fytyrë, çka tregon se i ka hyrë frika në palcë.
Dëshmia e Dritan Priftit
Ilir Meta, këtë herë pa imunitet dhe me një dosje shumë të nxehtë, ku dëshmitë e bashkëpunëtoreve të tij më të ngushtë mund ta fundosin. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Meta, më pas armiku i tij më i përbetuar, ka rrëfyer se Meta ka udhëtuar pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. “Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pa mbledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, merrte gjysmën”, tha Prifti. Ish ministri i Energjetikës e bëri këtë deklaratë 4 vite para se të plase skandali. Në vitin 2015, Prifti ka dhënë edhe një dëshmi në prokurori për lidhjet e Metës me Kastriot Ismailajn. Prifti tha se kanë marrë para nga Kastriot Ismailaj edhe 5 deputetë të LSI-së. “Nga llogaria e DIA-¬s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI¬-së. Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela. Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI¬-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motora që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-¬të”, tha Prifti. Kjo dëshmi e fortë me kushtet në të cilat ndodhet ish-presidenti mund t’i hapë telashe shumë të mëdha Ilir Metës.
Roli i Altin Dumanit
Me çështjen e dosjes “CEZ-DIA” do të merret personalisht vetë kreu i SPAK. Pse themi se do të merret personalisht? Kur Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim, ai tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë. Edhe gazetari Artan Hoxha e zbuloi se kjo dosje ka nisur në korrik 2019 dhe e ka hapur prokurori Altin Dumani që sot kryeson SPAK-un. Dumani e ka ndjekur dhe ka punuar pa bërë zhurmë. Kreu i ri i SPAK bëri thirrje pak kohë më parë për të punuar si grup për të proceduar penalisht çdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij. “Marrë në konsideratë këto rrethana, inkurajoj dhe nxis të gjithë së bashku duke punuar në grup si një skuadër e vetme të demonstrojmë se jemi të aftë të procedojmë penalisht çdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij. Nuk duhet të harrojmë dhe detyrimin që kemi që përmes punës sonë të kemi një SPAK ku publiku të ketë besim si dhe të kontribuojmë në proceset integruese të vendit tonë. Ju garantoj se unë do të jem në krahun tuaj në përballimin e sfidave që na presin, përmes kontributit konkret duke hetuar bashkë me ju dhe duke përfaqësuar çështje në gjykim së bashku me ju si dhe duke ju krijuar kushtet që të ushtroni funksionet tuaja të pandikuar nga askush, por duke qenë besnikë vetëm të ligjit. Te unë do gjeni kolegun ku mund të adresoni çdo shqetësim tuajin si dhe ju garantoj se do bëj përpjekjet maksimale për të adresuar dhe zgjidhur çdo problem”, u shpreh ai pak kohë më parë.
Ilir Meta pa imunitet pas 12 vitesh
Në 11 shkurt të vitit 2011, Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit Ilir Metës, duke i hapur rrugë Prokurorisë së Përgjithshme për ta marrë të pandehur, për veprën penale të korrupsionit, pas publikimit të video-skandalit me Dritan Priftin, por Meta i shpëtoi ndëshkimit të drejtësisë. 12 vite më pas, Ilir Meta e gjen veten pa imunitet, këtë herë për shkak të mbarimit të mandatit si President, ndërsa SPAK ka regjistruar zyrtarisht të pakën dy procedime penale për Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, të cilën e vendosi për pesë vite në krye të LSI-së.

Te tjera

Lajme te tjera