E premte, 14 Gusht, 2026

Nuk pranoi të jepte dorëheqjen, Ceferin largoi Rubiales me një telefonatë, çfarë i tha presidenti i UEFA ish-kreut të Federatës Spanjolle

Share

Gazeta spanjole ‘Marca’ raporton këtë të dielë, se Luis Rubiales është detyruar të japë dorëheqjen, pas një telefonate nga Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s. 

I rrethuar nga të gjitha anët pas polemikës që u ngrit për puthjen me Xheni Hermoson në finalen e Kupës së Botës për femra, presidenti i federatës spanjolle (RFEF) refuzoi të largohej nga posti i tij, pavarësisht se të gjithë e këshilluan të largohej, përfshirë edhe ata që ishin më të afërt të tij në RFEF.  

Qendrimi i Rubiales ‘u thye’, pasi Ceferin i telefonoi. Sipas ‘Marca’, presidenti i UEFA-s ka qenë i vendosur dhe nuk ka lënë vend për dyshime: Ose ju jepni dorëheqjen, ose unë do ju shkarkoj”,- ka thënë slloveni. 

Rubiales ishte zv.president dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ndaj gjithmonë mendonte se mund të vazhdonte në UEFA në të ardhmen, kur të mos ishte më President i Federatës Spanjolle, siç ka ndodhur edhe me ish-drejtues të tjerë federatash. Pas thirrjes që mori nga Nioni, Luis Rubiales dha menjëherë dorëheqjen…

Te tjera

Lajme te tjera