Sali Berisha ka deklaruar se nëse opozita fiton zgjedhjet, zgjedhja e kryeministrit duhet të bëhet përmes një referendumi popullor.
I ftuar në A2 CNN, kreu i PD tha se Kushtetuta nuk e pengon këtë procedurë dhe se qytetarët duhet të vendosin mes disa kandidaturave.
Berisha u shpreh gjithashtu se opozita mund të fitojë zgjedhjet brenda një muaji, nëse ato zhvillohen pa Edi Ramën. Ai përsëriti edhe propozimin për kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate.
“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjedhjet. Jo. Bëhem kryeministër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin”, deklaroi Berisha.
