Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 17 persona, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dokumentuar tre episode të trafikut të drogës, ndërsa ka sekuestruar gjithsej 2.433 kilogramë drogë, nga të cilat 475 kg kokainë dhe 1.958 kg marijuanë.
Për gjykim janë dërguar Emiljan Burba, Rexhep Rraja (djali i ish deputetit të PS Rrahman Rraja), Ervis Shuli, Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), Marvin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar Cafi (alias Blerti), Endrit Dokle (alias Indrit), Zamir Aliaj (alias Çoku), Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala), Vidjan Baroka dhe Agim Nina (alias Lorenc Selmani).
AKUZAT NDAJ TE PANDEHURVE
Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli akuzohen se kanë drejtuar dhe financuar trafikun e drogës në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Bujar Sefa akuzohet për trafikim droge në më shumë se një rast dhe pjesëmarrje në grupin kriminal, ndërsa Marvin Bushati akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në grupin kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit të gjetur në banesën e tij.
Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini, Bledar Cafi, Endrit Dokle dhe Zamir Aliaj akuzohen për trafikim droge në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Të njëjtat akuza për trafikim droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal rëndojnë edhe ndaj Islam Sefës, Hajdar Sefës dhe Vidjan Barokës, ndërsa Agim Nina akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
EPISODET E TRAFIKUT TE DROGES
SPAK bën me dije se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin përmes “SkyEcc”, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe me persona ende të paidentifikuar, për të organizuar trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe nga vendet e Amerikës Latine, përfshirë Ekuadorin, drejt Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës.
SPAK ka dokumentuar tre episode të trafikut të drogës. Më 3 nëntor 2020, në Mal të Zi u sekuestruan 1.722 kg marijuanë të nisura nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Më 23 nëntor 2020, në portin e Vlissingenit në Holandë u kapën 475 kg kokainë të ardhura nga Ekuadori. Ndërsa më 26 janar 2021, në Turqi u sekuestruan rreth 236 kg marijuanë të nisura nga Shqipëria.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguarnë Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, në ngarkim të 17 të pandehurve:
1. Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, të akuzuar përkryerjen eveprave penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1dhe 28 pika 4 të Kodit Penal,në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
2. Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
3. Marvin Bushati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal,në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, të sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 10.12.2025.
4. Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle, Zamir Aliaj (alias Çoku), të akuzuar përkryerjen eveprave penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal,në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,
5. Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala),dhe Vidjan Baroka,të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal,në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
6. Agim Nina (alias Lorenc Selmani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve të kryera, ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar “SkyEcc”, janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike.
Të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe në bashkëpunim me persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës,sasitë e lëndëve narkotikesipas episodeve të renditura mëposhtë:
– Episodi i parë, datë 3.11.2020 – Autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1722 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
– Episodi i dytë, datë 26.1.2021 – Autoritetet kompetente të Turqisë sekuestruan sasinë prej rreth 236 kgmarijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.
– Episodi i tretë, datë 23.11.2020 – Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës sekuestruan sasinë prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.
Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesitnë veprimtarinë e paligjshme kriminale ndërsa të pandehurit e tjerë ishin në rolin e pjesëmarrësve.
Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve si dhe vijimin e hetimit pasurorkemi proceduar me ndarjen e aktevetë procedimit penal nr. 9 të vitit 2024, numërtimin si procedimi penal i ri me nr. 9/1 i vitit 2026, dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a, dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,
Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal,
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, të Kodit Penal.
Hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë gjermane, franceze, holandeze, belge, malazeze, turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
