E mërkurë, 28 Tetor, 2026

Vendoret e 2027-ës, presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve! Takimi me përfaqësuesit e forcave politike, më 30 tetor

Share

Presidenti Bajram Begaj së fundmi ka thirrur partitë politike për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale. Burime për mediat bëjnë me dije se kreu i shtetit ka zgjedhur datën 30 tetor 2026 për të zhvilluar konsultimet e para, takim i cili mësohet se do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Sakaq bëhet me dije se ftesa u është bërë të gjitha partive politike të cilët kanë deputetë përfaqësues në Parlament.

Zgjedhjet lokale pritet të zhvillohen në një nga të dielat e para të majit 2027, pasi presidenti i vendit të bëjë dekretimin zyrtar, që pritet të ndodhë më 7 nëntor.

Te tjera

Lajme te tjera