E mërkurë, 28 Tetor, 2026

Miratohet nesër buxheti 10 miliardë euro për paketën fiskale, Rama-kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, qeveria thotë fjalën

Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e kësaj të marteje për paketen e re fiskale 2027, duke sqaruar për të gjithë kritikët se kjo është paketa më ambicioze e rishpërndarjes së rritjes ekonomike. Ndërsa bëri me dije se të nesërmen qeveria do të flasë me miratimin e buxhetit të parë që kalon 10 miliardë euro.

“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike.”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Reagimi i Ramës vjen pak orë pasi kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se me paketën e re fiskale 2027 ka rritur barrën fiskale mbi qytetarët. Kreu i PD-së tha se do të falimentojnë biznese dhe vende pune do të shkatërrohen, ndërsa qytetarët do të përballen me rritje çmimesh.

“Mbrëmë, në një akt tinëzar, por aq edhe zuzar, pa konsultuar me asnjë faktor apo grup interesi, padrinoja i vendit, me Petrit Ballukun në financa, kanë njoftuar se do rrisin taksat qindra milionë euro për bizneset shqiptare. Ata njoftojnë se do të dyfishojnë taksën mbi dividentin nga 8 në 15%, do të rrisin taksën mbi tatim fitimin nga 15 në 17%, do të ulin nivelin e xhiros së TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë. Me një fjalë, e vërteta është se do të çojnë drejt falimentimit me qindra e mijëra biznese dhe po kështu shkatërrimin e qindra mijëra vendeve të punës.”, tha Sali Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera