
Nis trajnimi në Bashkinë e Durrësit me punonjës të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe shëndetësor për ofrimin e shërbimeve të integruara për moshën e tretë, e pranishme edhe drejtoresha e QSHPZH Elona Gjebrea
Ka nisur në Durrës trajnimi me punonjës të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe shëndetësor për ofrimin e shërbimeve të integruara për moshën e tretë. Lajmin ka ndarë në rrjetet sociale kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila bën me dije se pranishme në këtë takim ka qenë edhe drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillim, Elona Gjebrea
“Me mjeken, deputeten e qarkut Durrës dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Klodiana Spahiu, Drejtoren e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillim, Elona Gjebrea dhe përfaqësuesen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Valbona Tolli në një event të rëndësishëm.
Me qëllim koordinimin e përpjekjeve për të realizuar Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin 2020-2024 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale në bashkëpunim me (UNFPA) Organizata Ndërkombëtare Fondi për Popullsi të Kombeve të Bashkuara filluan ciklin e trajnimeve në Bashkinë e Durrësit me punonjës të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe shëndetësor.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është rritja e kapaciteteve të bashkive në lidhje me ofrimin e shërbimeve të integruara të kujdesit social dhe shëndetësor për moshën e tretë. Zgjerimi i shërbimeve dhe ofrimi i modelit të shërbimeve të integruara me bazë komunitare janë prioritare në bashkinë Durrës duke përfshirë këto modele shërbimesh të kujdesit social edhe për moshën e tretë”, shkruan kryebashkiakja Sako.