E hënë, 13 Janar, 2025

Myslim Murrizi: Sali Berisha duhet t’iu kërkojë falje demokratëve për pazarin e vitit 2008, shumica e figurave në PD të korruptuar, hajdutë dhe që s’kanë lidhje me partinë

Share

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi beson se hapja reale dhe e vërtetë e Partisë Demokratike do të ndodhë vetëm nëse ndryshohet ligji zgjedhor dhe i ndarjes territoriale. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Murrizi u shpreh se nuk beson se PD do të bashkohet për shkak të gjuhës së përdorur dhe sulmeve të rënda politike mes palëve, por do të ketë një trazim mes tyre. I pyetur nëse do të rikthehet në partinë e qendrës së djathë në të ardhmen, ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë. Gjithashtu, kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare zbuloi se para 3 javësh u takua me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit iu shpreh se duhet të kërkojë falje për miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës mazhorancë-opozitë në prill 2008. Më tej, ish-deputeti i opozitës shtoi se PD mund të rikthehet në pushtet nëse vendoset sistemi zgjedhor mazhoritar kombëtar me 3 kandidatë, duke kujtuar se selia blu gjithmonë ka ardhur në pushtet me këtë sistem Në fund, Murrizi nuk kurseu sulmet ndaj drejtuesve aktual të PD. Ai e konsideroi kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn si të korruptuar gjatë kohës kur ishte ministër i Drejtësisë dhe që zotëron aksione në kompanitë e kreut të degës së PD të Fier, Agron Kapllanajt. Gjithashtu, Murrizi theksoi se Alibeaj ka frikë të garojë. Për n/kryetaren e PD, Jorida Tabaku, ai e konsideroi si person që nuk ka lidhje me këtë parti. Ish-deputeti nuk la pa sulmuar dhe ish-n/kryetarin e PD, Alfred Rushajn dhe deputetin demokrat të Lushnjes, Saimir Korreshin. Për këtë të fundit, Murrizi e akuzoi për korrupsion gjatë kohës që ka punuar në hipoteka.

Te tjera

Lajme te tjera