E premte, 16 Tetor, 2026

Targa VIP deri në 6 mijë euro: Nga “7777” te “QU33N”, ja sa po paguajnë sot shqiptarët për targat e personalizuara

Share

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka hapur zyrtarisht ankandin e parë elektronik për targat e personalizuara, duke sjellë një mënyrë të re për përzgjedhjen e targave VIP.

Në këtë garë të parë janë vendosur 6 kombinime mjaft të kërkuara, ku çmimet e fillimit kapin shifra mjaft të larta. 

*Çmimet e targave në ankand:*
 * 7777 – Kombinimi më i shtrenjtë i ankandit

   * Çmimi: 650,000 ALL (Rreth €6,565)

 * Q888Q – Kombinim simetrik dhe mjaft i veçantë

   * Çmimi: 240,800 ALL (Rreth €2,430)

 * QU33N – Për ato që kërkojnë të ndihen “mbretëreshë” në rrugë

   * Çmimi: 222,600 ALL (Rreth €2,250)

 * M0N3Y – Targa që flet vetë (“Money”)

   * Çmimi: 210,000 ALL (Rreth €2,120)

 * L0ND0N – Dedikuar kryeqytetit britanik

   * Çmimi: 204,000 ALL (Rreth €2,060)

 * K0S0VA – Kombinimi patriotik mjaft i kërkuar

   * Çmimi: 184,800 ALL (Rreth €1,865)

Ankandi elektronik do të qëndrojë i hapur edhe për një javë gjatë fazës së ofertimit, ndaj këto janë vetëm çmimet e fillimit dhe me përballjen e ofertuesve çmimi përfundimtar mund të rritet ende më shumë!

Te tjera

Lajme te tjera