Nga Uashingtoni vijnë sinjale alarmante për kreun e qeverisë shqiptare. Me hetimet e hapura nga agjencitë federale amerikane dhe revoltën e rinisë në Tiranë, gazetari Robert Papa zbërthen prapaskenat e plota të rënies së regjimit. Papa deklaron se fundi i kryeministrit pritet të jetë i tmerrshëm si pasojë e zhvillimeve ligjore dhe dosjeve hetimore në SHBA. Ai përmend sërish nismën e kongresmenit amerikan Joe Wilson ka marrë nismën ligjore për hetimin e pushtetit. “Wilson është personi që ka krijuar me ligj hetimin nga CIA, nga FBI, nga DEA për qeverinë narkoshtet të Ramës. Dhe Wilson është nga miqtë e familjes Trump në Mar-a-Lago, nuk është i majtë”.
Në të njëjtën kohë, struktura ligjzbatuese amerikane në Tiranë po ndjek situatën ditë pas dite: “Natyrisht që ambasadori që ka ardhur në Tiranë është gjendur i befasuar, sepse nuk ka asnjë përvojë diplomatike. Por ata që kontrollojnë ambasadën, shefi i stacionit, ai që mbulon CIA-n, FBI-në, që raporton çdo ditë. Kanë filluar hetimet për Ron Yaffet edhe këtu. Janë tmerruar. Njerëzit e FBI-së që mbështesin SPAK-un, në ato që kanë dëgjuar, në ato që kanë lexuar, natyrisht nuk duan të lënë një vakum në Shqipëri, sepse Shqipëria është tokë e ndikimit amerikan”.
Zbythja nga Austria dhe fiasko e vizitës në SHBA
Papa zbulon prapaskenat e anulimit të vizitës së kryeministrit në Vjenë, si dhe dështimin e kontakteve politike: “Ti u zbythe, nuk shkove në Austri; priteshin mbi 5.000 shqiptarë të protestonin ndaj teje dhe shteti austriak nuk merrte përsipër garancinë e jetës tënde. Po hap lajme se do të vish në datën 27 në Amerikë, do të shkosh në Michigan, do të shkosh në Staten Island. Administrata nuk të pret. Do të luash kartën se do të ndihmosh Trump-in në zgjedhje në Michigan. Nuk i ha kush”.
Për sa i përket raporteve me diplomacinë amerikane, Papa vë në dukje se kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare kanë mbyllur çdo derë: “Me të majtën amerikane Rama ka mbaruar, sepse ka bërë armik motër e vëlla me Soros-in, ka shkelur aty ku s’duhet. Ka kërcënuar sigurinë kombëtare me trafiqet, dosjet janë mal dhe fundi i tij është i keq. Fundi jot do të jetë fundi i tmerrshëm. Ti meriton çdo gjë!”. Duke folur për reagimin e kryeministrit ndaj protestave të studentëve, Papa përcjell informacione tronditëse nga brenda kryeministrisë: “Ata që ti mban pranë teje dhe që të kanë ruajtur këto ditë kanë sjellë informacione deri te unë. Tre ditë ke qenë i droguar me kokainë.
Ata e thonë këtë, por ajo më makabra që më thonë është kjo: që ti, kur shikon se si digjen biznese private apo ministri, qesh nga gëzimi si i marrë. Dëgjojeni edhe një herë: Edvin Rama, psikiatriku i Surrelit, kur shikon në News24, djegiet që mund të jenë bërë brenda nga njerëzit, qesh, ngazëllehet, gëzon. Dhe çfarë është Neroni përpara tij?! Por ‘djeg mirë kush djeg i fundit’!”. Gjithashtu, Papa nënvizon vendosmërinë e rinisë protestuese: “Studentët e kanë të qartë: zhduku për një javë! Treguan se janë të zotë të djegin çdo ministri, të djegin kryeministrinë dhe ta djegin gjallë familjen kriminale në Surrel”.
Paralajmërimi për policinë dhe fatin e diktatorëve
Gazetari i bën thirrje të prerë forcave të rendit për të refuzuar shpërblimet financiare dhe për t’u distancuar nga shkeljet e ligjit: “Policë, mos pranoni 2500 €! Do t’i ktheni mbrapsht! Është e paligjshme, është e paligjshme, dhe minimalja, askush nga ju nuk do të punojë më në administratë. Do të jetë kusht i bisedës. Nuk do të ketë pasaportë për të lëvizur jashtë shtetit! Shumica juaj do të dënohet se keni shkelur ligjin! Të paturpshëm, provincialë, fytyra e pushtetit të Ramës!”.
Në mbyllje, Papa i dërgon një paralajmërim të drejtpërdrejtë kreut të qeverisë: “Ik me të mirë! Mos u bëj trim si Gadafi, Asadi, Mubaraku dhe Çaushesku! Ata djem dhe vajza nuk e kanë problem edhe të të vrasin, edhe të të djegin gjallë në zyrën e Mehmet Shehut! E treguan forcën, por duan që të ikësh përpara togave të zeza. Miliardat që ke në Gjenevë, në Dubai, në Singapor u takojnë atyre të rinjve”, tha ndër të tjera Papa. /gazeta sot/
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
