E premte, 6 Dhjetor, 2024

Mediat serbe: Ja kush është gazetari nga Kosova për të cilin thonë se është babai i Aleksandër Vuçiçit, ja si po “ia nxin jetën” presidenti serb shqiptarit në Beograd

Share

“Vite më parë gazetari shqiptar Fahri Musliu vuajti torturat për shkak se disa “gazetarë” serbë “përcaktuan me hulumtime reale” se ai është babai i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Çfarë mund të thuhet, as fajtor e as përgjegjës, Musliu është në lajme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Sikur të mos mjaftojë që mediat po ia nxinë jetën, është edhe Vuçiçi, i cili pak nga pak dhe publikisht (edhe pa nevojë) thotë se Musliu nuk është babai i tij”, shkruan media serbe “DANAS” Kështu ishte edhe para disa ditësh kur Vuçiç, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës , tha në TV Prva: “Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që ka lindur, mua më pëlqen kjo. “Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahrudin Musliu është babai im.

Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiç, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Vuçiç. Musliu i tha Danasit, ndër të tjera, se nuk dëshiron të komentojë për atë që i ka përmendur Vuçiç, sepse “ai nuk merret me shpifje, kushdo qofshin ato”. Serbët dhe shqiptarët le të argëtohen me budallallëqe, pasi u është në gjak të merren me shpifje dhe jetë të tjerëve”, na tha Musliu. Tashmë thuajse i gjithë Ballkani mendon se ai është babai i Vuçiçit dhe gjithçka filloi kur tabloidi i Millovan Brkiqit publikoi tekstin “Fahri Musliu, ai është babai biologjik i Aleksandër Vuçiçit”. Në një intervistë për Danas në vitin 2017, Musliu tha se në llogarinë e tij janë shkruar “një tufë trillime, shpifje, fyerje” dhe se autorët kanë të bëjnë me “një temë të çmendur që nuk ka lidhje me realitetin dhe të vërtetën”.

Të pavërtetat

Ai shtoi se Millovan Brkiç ka botuar në vitin 2010 një tekst, marrë nga libri i tij “Ditari i një shqiptari në Beograd”, ku pretendon se Musliu ishte i lumtur kur shqiptarët vrasin oficerët serbë. “Edhe pse nuk shkruaj për këtë, nuk i përmend oficerët serbë, por shkruaj për oficerët e atëhershëm të Ushtrisë Jugosllave. Është pjesë e një bisede me një të burgosur të një burgu ushtarak; atij të burgosuri duhej t’i jepej vullneti për të jetuar. Por Brkiç e publikoi atë pjesë të tekstit, me komentin e tij, me një ftesë drejtuar prokurorit për krime lufte që të ngrejë aktakuzë kundër meje, në të gjithë faqen, tre apo katër vjet pas botimit të librit. Kjo do të thotë se ishte një tekst i porositur”, tha Musliu për Danasin në atë kohë, duke shtuar se më pas Brkiç e publikoi tekstin me titullin “djali i Fahriut” dhe deklaroi se Musliu ishte babai i Vuçiçit. Për pesë ditë të plota jam linçuar nga mediat në faqet e portaleve dhe disa gazetave dhe faqeve televizive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni”, na ka shpjeguar Musliu. Në ato tekste shkruhet se Musliu ka punuar me Angelina Vuçiçin, nënën e presidentit Vuçiç.

Kush është Fahri Musliu?

Fahri Musliu u lind më 20 korrik 1948 në fshatin Zapluzhje të komunës së Dragashit të Kosovës. Shkollën e mesme e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Me gazetari merret që nga viti 1968. Krahas gazetave dhe mediave elektronike në gjuhën shqipe ka shkruar edhe për gazetat Borba, Naša Borba, Vjesnik, Danas… Ka qenë korrespondent i Zërit të Amerikës, BBC, RTK. Punën e gazetarit e ka filluar në mars të vitit 1968, kur ka filluar punën si amator në Rilindje si korrespondent nga Dragashi. Gjatë bombardimeve të NATO-s, ai ishte në Beograd, sepse nuk donte të rrezikonte dhe të shkonte në Prizren, ku ishte familja e tij, me të cilën pothuajse nuk kishte asnjë kontakt.

Më pas, siç shkruante për Danas, nga shqetësimi dhe ankthi i madh filloi të mbante një ditar, të cilin e botoi në vitin 2006 si librin “Ditari i një shqiptari në Beograd”. Krahas “Ditari i një shqiptari në Beograd”, Fahri Musliu botoi “Masakra në Suharekë”, Monografinë “Bekim Fehmiu-Odisea e Kosovës”… Ka qenë fitues i çmimit vjetor për gazetarin më të mirë të Rilindës për vitin 1987. Ai është një nga themeluesit e Lëvizjes Evropiane në Serbi dhe bashkëthemelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike dhe Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë.

Te tjera

Lajme te tjera