E diel, 20 Prill, 2025

“Me vëllanë tënd jam komshi”/ Gjiknuri i përgjigjet Bardhit: Kam pasur Bashën shok shkolle në Holandë, jo Zoton

Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Damian Gjiknuri është dëshmitari i radhës që është pyetur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri ka mohuar të ketë udhëtuar me Zoton dhe videoja e publikuar nga ai ka nxitur edhe reagimin e Gazment Bardhit i cili në një mesazh për kryetaren e komisionit Tabaku, është shprehur se do të cojë të tjera prova në SPAK se ai ka udhëtuar me Klodian Zoton me të njëjtën makinë.

Gjiknuri: Janë deklaruar sikur kam udhëtuar private me të. Nuk e mohova që i njoh. Njoh shumë njerëz në jetë.

Me vëllain tënd unë jam komshi, ca duhet të them. Jemi një vend i vogël. Nuk kam kthyr snjë udhëtim zyrtar. Jam në gjykatën e Tiranës duke ndjekur denoncimin për shpifje.

Tabaku: Më shkruan zoti Bardhi që e ke pasur shok në shkollë. Me ka nis edhe nje link dhe më thotë se do coj prova të tjera në gjykatë.

Gjiknuri: Rrethanat në jetë më kanë sjellë të punoj me të në vitin 2001 dhe nuk e kam patur shok shkolle. Kam pasur Lulzim Bashën shok shkolle në Holandë.

Te tjera

Lajme te tjera