E shtunë, 18 Janar, 2025

Kush është personi që ambasada amerikane i ka kërkuar Ramës për ta hequr, pse është nxehur kryeministri me “sekretaren e partisë” Yuri Kim?

Share

Kryeministri Edi Rama po tregon nga dita në ditë që ka një luftë të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në veçanti. Deri para se të merrte mandatin e tretë qeverisë, në 25 prill të vitit 2021, Edi Rama ishte i “përkëdheluri” i SHBA-ve, ndërkohë që ky raport harmonik vijoi të mbetej i tillë deri në fillim të këtij viti, kur qeveria “Rama 3” është përfshirë nga skandale, sikundër është ai i inceneratorëve dhe burgosja e dy deputetëve socialistë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, pak ditë më parë DASH shpalli “non grata” Aqif Rakipin, të atin e deputetit të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, të cilin Rama e mori në mbrojte dhe refuzoi ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar, paçka se ai ishte person me “njollë” për amerikanët dhe si i tillë nuk duhet të jetë pjesë e politikës. Për rrjedhojë, këto skandale dhe zhvillime të forta të ndodhura në harkun kohor të thuajse 5 muajve, duket se kanë ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shefit të qeverisë shqiptare.

Kush është personi që SHBA i ka kërkuar Ramës për ta hequr?

Gazeta “SOT”, është ndër të pakta media në Shqipëri që ka vënë në dukje konfliktin Rama-SHBA, ndërkohë që sot po rendit disa prej episodeve të këtyre përplasjeve. Sinjali më i freskët dhe që i ka “hedhur benzinë zjarrit” të konfliktit është raporti i Departamenti Amerikan të Shtetit për vitin 2021, i cili ishte raporti më i zi që i është dedikuar Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare në këto 30 vite demokraci, fakt ky që nuk është kapërdirë dot nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama. Ky i fundit ka pasur konflikt me amerikanët kohët e fundit, por ai u shfaq egërsisht dhe i sulmoi ata drejtpërdrejt gjatë seancës plenare të kësaj të enjte që lamë pas. Me tone të lartë dhe në kundërakuza me demokratët, Rama ua bëri të qartë deputetëve të Partisë Demorkatike, se ishin kthyer si diplomatët e SHBA në Shqipëri që caktonin gjithçka. Me vetëdije apo me pavetëdije, Rama la të nënkuptohet se ambasada amerikane në Tiranë e kishte kaluar “vijën e kuqe”, për shkak se kjo e fundit sipas tij, kërkon dhe vendos se kush duhet të ikë nga politika dhe kush jo. Mirëpo gazeta “SOT” ka mësuar se krisja e raporteve mes ambasadës dhe Ramës, është më e thellë dhe shumë serioze. Sipas informacioneve, kryeministri Rama është nxehur me “sekretaren e partisë” Yuri Kim, sikundër e etiketoi ai më 18 mars të këtij viti, për shkak se Uashingtoni i ka vendosur në tryezë një u;ultimatum të fort. Mësohet ambasada amerikane i ka kërkuar Ramës për ta hequr një bashkëpunëtor të tij nga politika dhe qeveria, ultimatum ky që ka xhindosur kryesocialistin. Amerikanët janë promotorët dhe garancia më e madhe që Shqipëri të ketë një sistem drejtësi të pavarur dhe një klasë politike të pastër dhe pa korrupsion. Por mesa duket kjo kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ramën, në kulmin kur SPAK po kërcet prangat për bashkëpunëtorët e tij të përfshirë në afera, sikundër është ajo e inceneratorëve, e ka kapur në befasi shefin e qeverisë. Pra amerikanët indirekt i kanë kërkura Ramës që të lejojë Prokurorinë Speciale të hetojë lirshëm të korruptuar, ndërkohë që po të njëjtat burime i thanë gazetës se ambasada i ka kërkura llogari kreut të mazhorancës se përse amnistoi Orlando Rakipin. Kështu nisur nga këto zhvillime, me të drejtë pyesim se kush është personi që ambasada amerikane i ka kërkuar Ramës për ta hequr? Megjithatë, mësohet se disa arsye që kanë ndikuar në ftohjen mes Ramës dhe SHBA, janë edhe

Fakt 1/ Rama e krahason ambasadoren Kim me Sekretaren e Partisë së Punës 

Më 18 mars të këtij viti, kryeministri Edi Rama ka stigmatizuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, duke e  krahasuar me një personazh nga e kaluara moniste, si  sekretari i partisë, të cilët në memorien kombëtare kanë ngelur njerëzit më të egër të diktaturës së proletariatit.  Ky incident ka ndodhur, teksa kryeministri Rama dhe ambasadorja Kim ka qenë prezent në një tryezë, ku Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit. Kreu i qeverisë, ironizoi fjalimin e rektorit të UBT-së, duke i hequr paralelizëm me fjalimet që bëheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri përballë sekretarit të partisë. Kjo pasi rektori Fatbardh Sallaku, vlerësoi kreun qeverisë për strehimin e refugjatëve afganë, ndërsa nuk i kurseu as lavdërimet, çka ka sjellë edhe reagimin e Ramës. “Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori “ju garantojmë zonja ambasadore”. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare-afgane”, u shpreh Rama. Nuk dihet çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet midis Ambasadores Kim dhe kryeministrit Rama, por gjuha e përdorur nga ky i fundit tregon se në raportet mes tyre ka një krisje. Dhe të krahasosh ambasadoren amerikane me sekretarin e partisë së regjimit monist është shuplakë në fytyrë për përfaqësuesen e shtetit më të fuqishëm të botës që mbahet si etalon i demokracisë. Është e qartë që për politikën shqiptare mesa duket protagonizmi i ambasadores Kim duket se është bërë i paabsorbueshëm.

Fakt 2/ Blinken injoron Ramën, vlerëson vetëm ministren Xhaçka

Por ofensiva e Ramës kundër ambasadores Kim, nuk ka zgjatur shumë, pasi i është përgjigjur Uashingtoni. Ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i kadhë një goditje të fortë shefit të qeverisë shqiptare. Të martën e 22 marsit të vitit 2022, diplomati Blinken ka publikuar një foto nga mbërritja e afganëve në SHBA, teksa me një postim në “Tëitter” ka falënderuar ministren Xhaçka dhe popullin shqiptar për mikpritjen e tyre, por nuk përmend fare qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ky mesazh i fortë dhe injoruese i zotit Blinken kundrejt shefit të ekzekutivit duket se ka ardhur si kundërpërgjigj e gjuhës aspak diplomatike të përdorur nga ky i fundit ndaj ambadores Kim.

Fakt 3/ Kryeministri Rama sulmon DASH, shkak raporti

Megjithatë nuk ndalet me kaq, pasi kryeministri Edi Rama sulmoi edhe më 13 prill të këtij viti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ironizon opozitën, teksa shkroi në rrjetet sociale se paska plasur “peshku” për ato që ata thonë. Gjithashtu Rama deklaroi se  raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është copy-paste i vitit më parë, ku sipas tij nuk figurojnë nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit që kaloi. “Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitarët paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, nënvizoi Rama.

Fakti 4/ Rama sulmon dhe nuk njeh Bashën, bashkëpunon me Doshin dhe Berishën

Mirëpo fërkimi me ambasadoren Yuri Kim është vetëm një episod, pasi kryeministri Edi Rama ka kohë që i ka nisur krisjet me SHBA-të. Uashingtoni dhe sidomos ambasadorja Kim i kanë dhënë pas zgjedhjeve të 25 prillit shumë mbështetje ish-kreut të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ndërkohë që kryesocialistin e kanë lënë në harresë. Kjo gjë me sa duket xhelozi Ramën. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Edi Rama duket se i ka hedhur edhe vetë “benzinë zjarrit”, pasi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, thuhet se mbështeti në prapavijë dyshen Berisha-Meta, pasi sëbashku me Tom Doshin dhe Aqif Rakipin, ndihmuan koalicionin “Shtëpia e Lirës” që të fitonte Bashkinë e Shkodrës. Në këtë kontekst, Rama “tradhtoi” amerikanët, sepse u bë bashkë me “non grata”, referuar zotit Doshi, Rakipi dhe Berisha, duke i dhënë kështu ndihmë dhe fitoren e Bashkive të Shkodrës, Rrogozhinës dhe Vorës, akuzat këto që janë artikuluar edhe nga Lulzim Basha. Madje, Rama para se Lulzim Basha të jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD, refuzoi ta njihte atë si kryetar të opozitës, deklaratë kjo që detyroi ambasadoren Kim të takonte kreun e Grupit Parlament të PS, Taulant Balla, i cili një ditë pas kryeministrit, deklaroi se njohin Partinë Demorkatike të Bashës dhe jo Berishës.

Fakt 5/ Kryeministri akuza ambasadës së SHBA: Po ndërhyni në punët tona

Ndërkohë shefi i qeverisë ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim, edhe javën që shkoi, të cilën e akuzoi se po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. “Jeni bërë si ambasada amerikane këtu në Tiranë. Caktoni kush duhet të iki, kush duhet të rrijë, kush ka vjedhur e kush…merrni raportin e DASH sikur e keni nxjerrë ju! Ë! Është qesharake. Flisni sikur keni imunitet diplomatik nga ambasada amerikane. Gënjeni veten që të jeni shumë të qartë. Kapuni mbas Flamurit të PD, se atë amerikan ka kush e kap. E kapin amerikanët. E keni bërë si ato çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na e trego ne nga çfarë u distancuam ne dhe nga cila duhet që të distancoheni ju. E dimë shumë mirë çfarë bëjmë. Mos na e qani hallin për marrëdhëniet as më Amerikën, as Europën dhe as më shqiptarët. Për shkakun tuaj janë ekskluzive tonat. Këto lojërat me flamur amerikan, iu bëjnë qesharak”, deklaroi Rama. Pra kjo gjuhë e përdorur nga kryeministri Edi Rama tregon se raportet mes tij dhe amerikanëve janë ftohur. Mirëpo, nëse analizojmë me kujdes deklarata e Ramës, tregon qartë që ai ka nisur të humbasë fillin e mendimin që aq shumë e “vetë-lëvdon”! Mosha bën të vetën. Sidoqoftë ai deklaratat i lëshon edhe në kushtet e vetëdije së plotë, pasi fjalën e tij që lëshoi nga Parlamenti dhe nga ku sulmoi ashpër ambasadoren, e censuroi më pas, vetëm aty ku akuzonte zonjën Kim se i ka imponuar kush ikën dhe kush qëndron në qeveri apo mazhorancë.
Rigels Seliman-Gazeta Sot-

Te tjera

Lajme te tjera