E shtunë, 18 Janar, 2025

Kryeministri kanadez dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, shpall sanksione të reja. Thirrja për Putin

Share

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dënoi pushtimin rus ndaj Ukrainës,  gjatë një konference për shtyp.

 “Kanadaja është e qartë në dënimin e sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj shtetit sovran dhe demokratik të Ukrainës. Mos respektimi i pacipë i Presidentit Putin për ligjin ndërkombëtar, demokracinë dhe jetën njerëzore është një kërcënim masiv për sigurinë dhe paqen në mbarë botën.” – tha ai.

Trudeau tha se Kanadaja po vendos “sanksione të rënda” ndaj anëtarëve të këshillit rus dhe anëtarët e familjeve të tyre

 “Ne gjithashtu do të sanksionojmë anëtarët e këshillit rus të sigurisë, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes, ministrin e financave dhe ministrin e drejtësisë”, tha Trudeau. 

Po ashtu ai ka bërë me dije se do të ndërpresin të gjitha lejet e eksportit për Rusinë 

Në fjalimin e tij, Trudeau i quajti gjithashtu veprimet e Putinit “kërcënimi më i madh për stabilitetin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe tha se ai ka qenë në kontakt me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Më herët në mëngjes të së enjtes, Trudeau u takua me partnerët kanadezë të G7 për të rënë një dakord për një përgjigje ndaj pushtimit rus. Ai tha se qeveria kanadeze po punon gjithashtu ngushtë me NATO-n dhe aleatët e tjerë. 

“Së bashku, ne e kemi bërë të qartë se dhuna, agresioni dhe shkelja e ligjit ndërkombëtar rus nuk do të mbeten pa u ndëshkuar,” tha Trudeau. 

Trudeau i bëri thirrje Putinit që të ndalojë të gjitha “veprimet armiqësore” kundër Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ushtarake dhe përfaqësuese nga vendi. 

Te tjera

Lajme te tjera