E diel, 26 Prill, 2026

Krimet zgjedhore/ Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime! Vijon hetimi për 39 prej tyre

Share

Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një bashkëbisedim ‘off records’ me gazetarët, ku po bën edhe një ‘bilanc’ të punës. Dumani është shprehur se prokurorët e posaçëm kanë pasur një periudhë të ngarkuar me hetimet e reja dhe dosjet e vjetra.

Ndalur tek krimet zgjedhore, Dumani është shprehur se kanë qenë të fiksuar nga muaji mars deri në fund të procesit zgjedhor të 11 majit.

“Strategjia e hartuar ka patur efekt parandalues, ku pjesë ka qenë KQZ dhe Prokuroria e Pergjithshme.”, është shprehur Dumani.

Në total Dumani thotë se në SPAK kanë mbërritur 193 kallëzime për krime zgjedhore, 53 nga të cilat nga subjektet politike, 56 janë referuar nga Policia e Shtetit, 1 nga SHKB. Për 39 prej kallëzimeve vijojnë hetimet.

Te tjera

Lajme te tjera