E diel, 20 Prill, 2025

Kreu i PD?/ Bamir Topi: Basha pa guxim e karakter, Berisha nuk premton asgjë. Përplasja për Presidentin/ Topi: Ishte inskenim, Alibeaj njeriu më qesharak

Share

Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur në studion e Quo Vadis në lidhje me drejtimin e Partisë Demokratike.

Topi tha se Basha ka qenë gjithmonë nën ndikimin e Berishës përveç momenteve të fundit që ishte i detyruar ta largonte.

Për sa i përkt Berishës, Topi u shpreh se nuk premton asgjë të re. Ish-Presidenti theksoi që brenda Partisë Demokratike ka plot figura të mira por nuk duhet të ‘luajnë’ me rregullat e vjetra.

“Influenca e Berishës tek ai ka qenë gjithmonë e pranishme. Lulzim Basha e pranojmë apo jo kështu është që ai ka qenë nën ndikimin e pushtetit të Berishës . Më pas u detyrua ta largojë. I ka munguar guximi, u tregua i paaftë i pafuqishëm dhe pa karakter.“- u shpreh Topi.

“Ka figura brenda PD por jo me rregullat e vjetra. Nuk mund që rrregullat e asaj godine të krijojnë liri. Ajo ngrehinë përfaqëson tani një fallcitet dhe një emblemë të mungesës së kulturës qytetare dhe politike.Nuk Premton asgjë” tha Topi teksa iu referua Berishës.

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar procesin dhe ngërçin midis opozitës e mazhorancës për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në studion e ‘Quo Vadis’ Topi tha se e gjithë situata ishte një inskenim, dhe se Alibeaj ishte njeriu më qesharak në këto tre raunde.

Nga ANa tjetër Topi tha se Edi Rama ka luajtur teatër me opozitën dhe se po e shfrytëzon këtë moment më së miri.

“Rama jo vetëm që luan teatër por po e thellon dramën e opozitës, po e shfrytëzon këtë moment. Nëse për Ramën merr nota komike për opozitën mer nota tragjike.

Ajo që ka bërë është interpretim sipas meje një rol teatral. Duket sikur Alibeaj është një politkan fallco pa brum pa ditur ku ka hyrë, ku do dali, me kë do të bashkëpunojë. Mbas tre raundeve në këtë proces njeriu më qesharak ka dalë Alibeaj, le të rrëzohet kandidatura. Ti zgjidh një kandidat dinjitoz merr 20 vota pastaj le të rrëzohet. Të gjitha mëkatët e impaktit publik i merr mazhoranca.

Cfarë tregoi kjo përplasje?

Që nuk ishte përplasje por inskenim, tregoi që mazhoranca vazhdon lojën e saj dhe pjesa tjetër është inekzistente”– Tha Topi.

Te tjera

Lajme te tjera