E martë, 4 Gusht, 2026

Koçiu: Forcojmë partneritetin me OKB-në për reformat dhe integrimin evropian

Share

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi se në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv me agjencitë e Kombeve të Bashkuara u diskutuan rezultatet konkrete të bashkëpunimit, prioritetet strategjike për vitin 2026, si dhe objektivat e ciklit të ardhshëm 2027–2031 të Kuadrit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Duke vlerësuar progresin e arritur në fushat kryesore të këtij partneriteti, Koçiu theksoi se institucionet shqiptare mbeten plotësisht të angazhuara për ta thelluar më tej bashkëpunimin me OKB-në, përmes avancimit të reformave që i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve dhe forcojnë perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Te tjera

Lajme te tjera