E diel, 26 Korrik, 2026

Këshilli i Lartë Gjyqësor u jep “shuplakë” të fortë komisionerëve të vettingut, donin të bëheshin gjyqtarë pasi ngelën kolegët dhe i përjashtuan nga drejtësia (EMRAT)

Share

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur në mbledhjen e sotme, datë 10 Korrik, që të rrëzojë kërkesat e disa prej anëtarëve të komisioneve të vettingut, të cilët kishin kërkuar të bëheshin gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Konkretisht, bëhet fjalë për kandidatët:

– znj. Suela Zhegu;
– znj. Firdes Shuli;
– znj. Alma Faskaj;
– znj. Brunilda Bekteshi;
– znj. Pamela Qirko;
– z. Olsi Komici;
– znj. Valbona Sanxhaktari;
– znj. Xhensila Pine;
– znj. Etleda Çiftja;
– z. Roland Ilia.

Dhjetë kandidatët e mësipërm, kanë qenë komisionerë në organet e vettingut dhe me vendimet e tyre, kanë larguar nga sistemi i drejtësisë shumë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës, për shkelje të kritereve të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. Brunilda Kadi, për vitin 2024, ndërkohë vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. Adrian Shega për periudhën 2021-2023”.

Këshilli vendosi për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 1/2026, të filluar ndaj magjistrates znj. Suela Dashi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. Sokol Ibi, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Te tjera

Lajme te tjera