E hënë, 13 Janar, 2025

“Keni kaluar 17 procedura brenda një dite”/ Agaçi rrëzon Tabakun: E pavërteta dhe shpifje, asnjë lloj presioni nga kryeministri

Share

Sekretari i Përgjithshëm  i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka mohuar çdo lloj ndërhyrje apo presioni nga kryeministri Rama për kalimin e 17 vendimeve brenda një dite për koncesionet gjë që e  hodhi poshtë. Agaçi ka rrëzuar gjithashtu pretendimet e kryekomisioneres Jorida Tabaku se qeveria brenda ditës miratoi 17 procedurat dhe i kaloi për miratim në mbledhjen e qeverisë.

“Kompetencat ligjore të zyrës që përfaqësoj, janë të qarta e nuk jam në gjendje të përgjigjem jashtë kompetencave të mia. Profesor Cani (ish-ministri i Financave)  bëri një ekspoze shumë të gjatë të situatës, këto procedura kanë filluar nga mesi ose fundi i korrikut. Kam vetëm një fjali për ta përfunduar, edhe nga dëshmia e prof Canit procedurat kanë filluar në muajin korrik e në momentin e finalizimit nuk do të do të thotë se kanë filluar e kanë mbaruar në nëntor. Kontrata me financimin e saj, dua të sqaroj KM nuk ka miratuar asnjë procedurë e kontratë, nëse do të parashikohej se kontrata hyn në fuqi mbas vendimit të KM, është pyetje e rregullt, Kontrata ka hyrë në fuqi me nënshkrimin e palëve. Ai vendim është marrë në një mbledhje të zakonshme të KM-së, është fakt publik që çdo ditë të mërkurë KM zhvillon mbledhjen javore. Ka ndodhur edhe siç ka ndodhur edhe vitet e shkuara, e di e kupton, ka edhe ky është një precedent i përsipër ndër vite”, tha Agaçi.

Ai shtoi se “Jam këtu për të hedhur poshtë të gjitha gënjeshtrat që janë thënë në emrin tim personal dhe të funksionit që unë ushtroj”.

Agaçi hodhi poshtë se ka pasur ndonjë presion nga kryeministri Rama për të marrë këto vendime, duke shtuar se ” Nuk ka pasur asnjë lloj porosie, ajo që mua më intereson ta dëshmoj përballë jush është aluduar në media me lloj-lloj shpifje me 17 vendime nga Këshilli i Ministrave brenda ditës është e pavërtetë. Unë kam një kopje të rendit të asaj dite”.

Agaçi: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë kontratë. Kontrata ka hyrë në fuqi me nënshkrimin e palëve.

Tabaku: A keni pasur presion nga zot Rama për ta kaluar këtë?
Agaçi: E konsideroj të përsëritur këtë pyetje. iu përgjigja dhe do ishte mirë që mos të abuzonit me kohën. Ai vendim është marrë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave. është një fakt publik që çdo ditë të mërkurë që Këshilli zhvillon mbledhjen javore. Ndodh, siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, e di dhe e kupton se ka raste. Ne kemi dhe një vend pune të përbashkët me Kuvendin. Ky sistem të jep mundësinë që qarkullimi i aktit të jetë më i shpejt. Në momentin ë miratohet një projekt-akt, i gjithë sistemi është i lidhur. Doja të dilja te përgjigja tjetër. Aksesi në këtë sistem e kemi nga 2010-ta deri në vijim. Nga një kërkim me kampione në vite ju siguroj që ky sistem ka hyrë në fuqi. janë me dhjetra vendime që kanë hyrë he janë miratuar brenda ditës në këshillin e Ministrave. S’ka asgjë të gabuar. kur një akt plotëson kriteret që kërkon ai mund të bëhet pjesë e këshillit të ministrave apo të refuzohet, apo të shtyhet për vendimmarrje të mëvonshme.

Tabaku: Nëse një kontratë e miratuar në mënyrë të paligjshme, financimi i saj është i ligjshëm?
Agaçi: Do i përgjigjem pjesës së dytë të pyetjes suaj. Kjo dhe në respekt të rregullores, këtë e them dhe për shkak të kompetencave që kam pasur. Do ju ftoja përzemërsisht që t’i përmbaheni objektit të këtij komisioni, pasi çdo deklaratë e bërë nga unë do ishte ndërhyrje në një autonomi të komisionit. Kontrata mori vendimin e duhur, të drejtë me bazë ligjore.

Tabaku: A keni kërkuar procedurë verifikimi për inspektimin financiar të kontratë koncensionare të Elbasanit? A ka kërkuar inspektim kryeministri?
Agaçi: Fatmirësisht ligjet që ky parlament i nderuar voton apo në vitet e mëparshme, parashikojnë dhe ndajnë kompetencat për institucionet. Kryeministri i ka detyrat e tij në kushtetutë, si dhe institucionet e tjera. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte tejkalim kompetencash. Ka institucione të tjera që bëjnë verifikime.

Te tjera

Lajme te tjera