Nga Rigels Seliman
Mund të thuash pa frikë që Ilir Rexhep Metaj me mbiemër të ndryshuar Meta, arriti t’ia dalë duke qenë spiun i Sigurimit të Shtetit më jetëgjatë në historinë e spiunazhit botëror. Plot 30 vite ja arriti të navigonte në demokracinë shqiptare me një njollë të errët në biografinë e tij, atë të agjentit që spiunonte shokët e tij. Falë Sali Berishës ai arriti të fshehë dosjen dhe të jetë agjent i tij në të majtën shqiptare, duke qenë një nga protagonistët e pabesive ndaj kësaj të majte.
Zbulimi i dosjes Metaj erdhi në momentin më fatal dhe fatkeq të tij, të qenies pa imunitet. Rikthimi në krye të biznesit të tij, LSI me një axhendë të qartë antikombëtare dhe antiamerikane në bashkëpunim me Sali Berishën, duket se akseleruan zemërimin e “perëndisë”. Dje i nxorën një dosje, që duket se nuk do të jetë e fundit për politikën shqiptare. Ilir Meta dhe Sali Berisha duket se do të ikin bashkë nga politika me suitën shoqëruese dhe nuk do ti ngelen më si shushunja në kurriz të shoqërisë shqiptare. Shfaqja e Ilir Metaj në skenën publike pas lënies së presidencës, në një kostum të ri politik, nuk ishte gjë tjetër veçse rikthimi i një lëtyre që pasi ka vegjetuar prej pesë vitesh është shndërruar në një ushqim kontaminues. Spiuni Metaj nga dje ju faneps publikut shqiptar më i zi, më i lig dhe më i ndyrë dhe më i pakonkurrueshëm në sojin e vet.
Ky politikan që pretendon purifikimin në një pseudoluftë antikorrupsion, kur është në krye të listës së korruptuarve është një makabritet për të ardhmen e brezave. Partia e Lirisë, Shtëpia e Lirisë e shumë shpikje të një aleance maskarenjsh që kanë mbajtur peng këtë komb për 32 vite, janë misionarë të një kohe që u shtri në dimension të ri në vitet e demokracisë, nga një tufë spiunësh dhe pjellash të qelbit monist. Kjo pjellë monstruoze e një sistemi diktatorial, i injektuar në demokracinë shqiptare ja doli të na imponohet së bashku me ushtrinë e spiunëve që gëlojnë në politikën shqiptare të mbajtur në pushtet dhe ruajtur statusquonë e një regjimi diktatorial.
Ditën e djeshme Ilir Metaj ishte më i trembur se kurrë. Mori një goditje që nuk e kishte imagjinuar në asnjë kënd të trurit të tij të pazhvilluar dhe rudimentar. Nga sot në rrugën e tij do të shfaqen shumë fantazma të së kaluarës, të vdekur dhe të tradhtuar nga ai që do t’i peshojnë në subkoshiencën e tij (nëse ka), si një trysni vetëvrasëse. Padyshim që Partia e Lirisë me gjithë enturazhin demode që ka marrë me vete do të ngelet diku rrugëve të shkretëtirës që ka zgjedhur Ilir Meta, të cilët në mirazhet e tyre nuk do të kenë mundësi të gjejnë një oaz sa për të lagur gojën me një pikë ujë. Re të errëta janë shfaqur në horizont për Ilir spiunin. Perënditë janë zemëruar me “Sorgen” e vogël të partisë së Lirisë, misionarin e Ramiz Alisë. Zoti pastë mëshirë.