E martë, 21 Prill, 2026

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, arrest shtëpie për dy vartësit e saj

Share

GJKKO këtë të shtunë ka lënë në fuqi masën e pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në seancën e cila zgjati për 3 orë, GJKKO vendosi që të lërë në fuqi masën e arrestit në shtëpi edhe për kreun e KESH, Erald Elezi dhe atë të ARRSH, Gentian Gjyli.

Ndërsa pas daljes nga GJKKO, Balluku nuk u prononcua për mediat.

Po ashtu nga GJKKO, u larguan edhe Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, që gjithashtu nuk folën për gazetarët.

Njoftimi i plotë:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje

dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me

karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj

të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin

nr. 120, datë 22.11.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues

“Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter

ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër

i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të

parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda

Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme

të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues

“Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit

Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues

“Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit

Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme

të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter

shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos

largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e **** me adresë: ****.

5. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

vendimit të gjykatës.

Te tjera

Lajme te tjera