Juventusi ka fituar përballë Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 të kampionatit italian. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Stadio Artemio Franchi “, “Zonja e Vjetër” triumfoi me rezultatin minimal 0-1.
Golin e vetëm të kësaj sfide e realizoi italiani Miretti, i cili është gjithashtu prodhim i akademisë së torinezëve. Një ndeshje e mirë dhe nga Fiorentina, e cila tentoi plot 25 herë të gjente golin, por pa ia arritur.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e 2 të renditjes në kuotën e 26 pikëve, 2 më pak se Interi i vendit të parë. Në krahun tjetër Fiorentina mbetet në vendin e 8 me 17 pikë të grumbulluara.