Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Përmes një postimi në Tëitter, Tabaku bën me dije se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë procesin e integrimit në BE.
“Takimi i shkëlqyer me Gabriel Escobar sot në DC. Ne diskutuam mënyrën e fëd ndërsa ai shprehu mbështetjen e tij për PD Shqipëri! Thelbësore që Shqipëria të vazhdojë procesin e integrimit në BE, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit; Krimi i organizuar dhe vendosja e shtetit ligjor!”, shkruan Tabaku. Ndërkohë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonajn, e cila është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, ka ndarë dje detaje nga një takim që ajo dhe kolegët e saj, ku bën pjesë edhe zonja Jorida Tabaku, kanë zhvilluar me zyrtarë të lartë amerikanë. “Në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C u mirëpritëm në Departamentin Amerikan të Shtetit nga z. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Zhvilluam një diskutim të frytshëm për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe SHBA-AL, si dhe mbështetjen e plotë të SHBA-së për integrimin europian të Shqipërisë, shprehur publikisht sëfundmi edhe në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Mirënjohës DASH për mbështetjen politike dhe asistencën teknike nëpermjet programit #OPDAT për reformën në drejtësi, në shërbim të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Z. Escobar theksoi rëndësinë e rezultateve të reformave të ndërmarra në dhe siguroi mbështetjen e DASH për zbatimin në vijim të reformës në drejtësi. Duke e cilësuar Shqipërinë një aleat strategjik i SHBA-së në rajon, z. Escobar u shpreh se Shqipëria meriton që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.