E enjte, 23 Prill, 2026

Deputeti i PD, Gent Strazimiri sulmon Fatos Nanon pas vdekjes: I bëri shumë dëme Shqipërisë, Zoti pastë mëshirë për të

Share

Deputeti i PD, Gent Strazimiri, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, por me një ndryshim; tepër agresiv e me tone akuzash të forta.

Reagimi i z. Strazimiri në Facebook:

Kam bindjen se Fatos Nano, kur pranoi të drejtojë Partinë e Punës në 1991, mendonte seriozisht se mund ta reformonte për ta shndërruar në një forcë të majtë evropiane.I kishte të gjitha cilësitë për ta bërë!Qytetar, intelektual, i lexuar por, mbi të gjitha krejt i qartë për dëmet që Partia e Punës i kishte bërë vendit.

Mjerisht, nuk pati kurajon që në momentin e parë, në qershor 1991, kur “shndërrim” të saj, quajti thjesht “ndërrimin e emrit”!!!

Drejtoi Shqipërinë mbi këtë bazë moskurajoje, duke shkaktuar edhe më shumë dëme, i bindur se ky popull nuk e meritonte. “Popull” quante komunistët, veteranët, shefat e kuadrit, oficerët e Sigurimit… dmth të gjithë ata që e rrethonin, sepse në popull nuk doli kurrë vërtetë. Në fund, “popullit” e Shqipërisë i la si mallkim pasardhësin e vet dhe, iku të jetojë jashtë, i bindur se do e kërkojnë sërish kur ta njohin se kush është…

Fatos Nano nuk është më! Dëmi që la pas, PO! Zoti pastë mëshirë për të!

Te tjera

Lajme te tjera