E enjte, 23 Prill, 2026

“Nuk jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit”, e “dredh” Rama: Po bëja humor, e dashuroj Greqinë

Share

Edi Rama duket se ka ndryshuar pllakën, sa i takon raporteve me Greqinë. Disa muaj më parë u përplas ashpër me një gazetar grek. Madje shkoi deri aty sa u shpreh se ata nuk janë pasardhës të Platonit apo Aristotelit. Kjo deklaratë shkaktoi shumë bujë.

Sot Rama është në Greqi, ku ka marrë pjesë në Forumin e Delfit. Ai u pyet pikërisht për këto deklarata, por duket se e ka dredhur. Ram u ka thurur elozhe grekëve.

Edi Rama: I vetmi problem që kam me grekët dhe shqiptarët, me shqiptarët sidomos, është marrja e vetes shumë seriozisht. Duhet të jemi shumë të ndjeshëm ndaj historisë së njëri-tjetrit dhe ta respektojmë.

-E di, por ishte si një lloj armiqësie.

Edi Rama: Jo, larg qoftë, ç’armiqësi? Kushdo që më njeh, unë kam një admirim të madh për këtë vend dhe më duket ishte Tomas Miller që thoshte duhet një jetë për të zbuluar Greqinë dhe një ditë për t’u dashuruar me të. Sa herë që vij, unë s’kam kaluar një ditë, ndiej se kam rënë në dashuri me këtë vend, si mund të jem armiqësor?

-Ndoshta ka qenë moment i keq.

Edi Rama: Nuk ka qenë moment i keq, ndoshta isha thjesht unë që po bëja humor me njerëz shumë seriozë. Ndoshta nuk isha në vendin e duhur.

Te tjera

Lajme te tjera