E diel, 20 Prill, 2025

Berisha nga Shkodra: Po prekët votën, përballeni me revolucion

Share

Sali Berisha u rikthye në Shkodër me të njëjtat akuza për 2 kundërshtarët e tij politikë. Ai tha se dhunuesit e zgjedhjeve, do të përballen me revolucion.  Berisha tha se pas zgjedhjeve në të ardhmen forca të tjera opozitare do t’i shtohen Komisionit të Rithemelimit të PD-së.  

 “Në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë revolucionin tonë demokratik. Unë nuk i kam kundërshtuar kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë. Në vitin 2001, raporti i ODHIR u përmbys me dokumentet që paraqitëm ne. “Shtëpia e lirisë” është aleancë elektorale. Por edhe po të mos ishte kjo ne në koalicion do të ishim dhe unë dua t’ju siguroj se sapo të përfundonim problemet e ristrukturimit do të kalonim në zgjerimin e frontit me forca të tjera që duan të qëndrojnë si opozitë e vërtetë. Ky front me këtë emër është elektoral por pa zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë”, tha Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera