E enjte, 13 Gusht, 2026

Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët

Share

Politika shqiptare uroi sot Kosovën për vendimin e asamblesë parlamentare pro anëtarësimit saj në Këshillin e Europës.

Hap historik dhe të drejt e ka quajtur kryeministri Edi Rama.

“Një hap historik sapo u hodh në asamblenë parlamentare të këshillit të europës për pranimin e Kosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të KiE. Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës. Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Forca KOSOVË”, shkruan Rama.

Kreu i PD Lulzim Basha e ka quajtur trimuf për Kosovën.
“Një ditë e madhe për Kosovën dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Të gjithë së bashku në udhëheqjen e Kosovës i’a dolëm që Kosova të triumfojë sot! Faleminderit Dora Bakojanis për kontributin e jashtëzakonshëm për të arritur në këtë moment historik”, tha Basha.
Votimi është përshëndetur edhe nga Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili e quan një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën.
“Urime Kosovë! Një vendim historik dhe ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit për t’u bashkuar me Këshillin e Europës. Plotësisht e merituar dhe çertifikim i arritjeve të shkëlqyera, që e kanë bërë Kosovën një shembull në rajon për demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, faktor paqeje dhe stabiliteti. Faleminderit të gjithë deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës! Disa faqezinj u përpoqën ta pengojnë! Por dështuan, dhe prapë do të dështojnë”.
Mbarë politikanët shqiptarë përgëzuan Prishtinën për këtë hap të rëndësishëm drejt Këshillit të Evropës. Pro anëtarësimit votuan 171 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Te tjera

Lajme te tjera