Gazetari Artan Hoxha foli ditën e djeshme në lidhje me atentatin me tre viktima në Fushë Krujë. I ftuar në një studio televizive, Hoxha se tashmë organizatat kriminale janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën duke bashkuar burimet financiare, ato njerëzore dhe logjistikën, gjë që i bën mjaft të rrezikshme për shoqërinë. Hoxha theksoi se ai kishte paralajmëruar edhe më herët në lidhje me ngarkesën kriminale të aksit Lezhë-Laç-Fushë Krujë, e cila ishte në pikën e vlimit dhe do të vinte një ditë që do të shpërthente. “Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka patur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe më herë pala tjetër. Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashmë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkua financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik permanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha. Hoxha duke folur për këtë ngjarje tha se kemi të bëjmë me autorë jo të thjeshtë pasi nuk tërhiqen derisa e kryejnë deri në fund goditjen e tyre. Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim. “Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha. Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale. “Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar,” tha Hoxha.
Artan Hoxha zbërthen mesazhin e autorëve në masakrën e Fushë-Krujës dhe paralajmëron të tjera zhvillime tronditëse në Shqipëri
Share
Te tjera