Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për herë të parë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të Erion Veliajt, i cili është burgosur nga Prokuroria e Posaçme. Ka pasur shumë deklarata se ky vendim do të ndikojë dhe te SPAK për ta nxjerrë nga qelia. Lidhur me këto deklarata ka folur Altin Dumani, i cili këtë mbrëmje ishte i ftuar në RTSH.
-A duhet të jetë vendimi Gjykatës Kushtetuese indikator i drejtpërdrejtë për të ndryshuar edhe masën e sigurisë, se duket se kushtet juridike për të do të pësojnë modifikim.
Gjykata Kushtetuese ka patur me shqyrtim një objekt tjetër, që ishin vendimi për shkarkimin, si dhe dekreti i Presidentit të Republikës. Nuk ka ë lidhje me çështjen që ne po ndjekim penalisht. Nuk ka asnjë ndikim në ë hetimet tona apo dhe në masën e sigurimit që ë rendon ndaj ë zotit Delijaj.
-Po nëse ju pyes juridikisht, a qëndron arsyetimi që tashmë ka nisur të artikulohet, që situacioni i tij juridik do të duhet të reflektohet edhe me ndryshimin e masës së sigurisë, meqënëse ju pyeta edhe për represionin e masave të sigurisë?
Nuk dua të futem në detaje. Është gjykata ajo që vendos nëse vazhdojnë të ekzistojnë apo jo kriteret e caktimit të masës së sigurimit, të masës së sigurisë, kriteret që përcaktohen në nenin 228, 229, 230, 238 të Kodit të Procedurës Penale. Është ajo që shprehet për masën e sigurisë.
