E premte, 14 Gusht, 2026

PSG-ja shkëlqen me poker, kampionët e Francës “mbajnë frymën” për Mbapenë

Share

PSG është kthyer te fitorja në Ligën 1, duke mundur 4-0 Marsejën në atë që konsiderohet Klaiskja e futbollit francez, por rrezikon të humbasë Mbapesë për ndeshjen e ardhshme në Champions kundër Njukasëllit.

Ndeshja filloi shumë mirë për vendasit. Parisienëve u mjaftuan tetë minuta për të kaluar në avantazh me Ashraf Hakimin, i cili mposhti portierin kundërshtar me një goditje dënimi të jashtëzakonshme.

Në minutën e 32 erdhi një lajm shumë i keq për PSG-në. Ndeshja e Mbapesë vetëm 32 minuta për shkak dëmtimi. Në vendin e tij u aktivizua Ramos.

Kilian u kthye në stol me fasha në kavilje dhe u ul në stol. Në orët e ardhshme, fenomeni francez do t’u nënshtrohet analizave të mëtejshme për të kuptuar seriozitetin e dëmtimit.

Pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për ekipin e Luis Enrikes, i shënuar nga 95 milionëshi Kolo Muani.

Në fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe goli i tretë për Parisin, me Gonçalo Ramos që dërgoi shifrat në 3-0.
Portugezi ishte protagonist edhe në fundin e ndeshjes duke fiksuar rezultatin 4-0 në minutën e 89.

Te tjera

Lajme te tjera