E mërkurë, 30 Shtator, 2026

Veliaj nuk e ndal “fshesën” nga qelia, të tjera shkarkime dhe emërime në Bashkinë e Tiranës

Share

Erion Veliaj vijon “fshesën” në Bashkinë e Tiranës. Nga paraburgimi në Durrës, kryebashkiaku ka firmosur të tjera shkarkime dhe emërime, duke vazhduar serinë e ndryshimeve në administratën e kryeqytetit.

Këtë herë, radha u ka ardhur disa administratorëve të njësive administrative. Piro Jani, administrator i Njësisë nr. 5, dhe Florian Pullazi, administrator i Njësisë nr. 2, janë larguar nga detyra.

Por “fshesa” nuk ka sjellë vetëm largime. Për disa, ndryshimet kanë nënkuptuar një karrige të re. Trendelina Jaku, administratore e Njësisë nr. 1, është emëruar drejtore e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ndërsa administratori i Kasharit, Xhevahir Koçi, është emëruar drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Në valën e ndryshimeve, Veliaj ka emëruar gjithashtu Julinda Dhamen si këshilltare të tij.

Kjo është lëvizja e radhës e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, pasi më herët shkarkoi edhe kryetaren e komanduar Anuela Ristani, duke rimarrë vetë frenat e institucionit. Edhe pse prej muajsh ndodhet në paraburgim në Durrës, distanca nga zyra duket se nuk e ka penguar të vijojë firmat dhe riorganizimin e administratës së kryeqytetit.

Te tjera

Lajme te tjera