E premte, 25 Shtator, 2026

“Klienti specifik”/ Lala: Si fshihej emri i Ballukut në dosjen e vilës luksoze në Palasë

Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, gazetarja Klodiana Lala, ka zbërthyer se si u zbulua vila luksoze në Palasë, e cila dyshohet se është pasuri e fshehur e Ballukut.

Gjatë fjalës së saj, gazetarja Lala shpjegoi zanafillën e kontrolleve të SPAK-ut në jug të vendit dhe në studiot e arkitekturës.

“Nëse ju kujtohet, ne kemi raportuar në fund të muajit korrik dhe në ditët e para të muajit gusht në lidhje me disa kontrolle që Prokuroria e Posaçme ishte duke kryer në zonën e Palasës, por po ashtu edhe në disa zyra të arkitektëve të ndryshme dhe të shoqërive të ndryshme në vend, pasi kishte dyshime të forta se një tjetër vilë luksoze ishte pasuri e fshehur e zonjës Balluku, e cila tashmë është ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,” u shpreh Lala.

Sipas gazetares, prova kryesore që e lidh ish-numrin dy të qeverisë me këtë pasuri luksoze është një e-mail i dërguar direkt në adresën e saj personale nga arkitekti Alban Eftimi.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. 

Te tjera

Lajme te tjera