Sulmet e 11 shtatorit 2001 mbeten një nga ngjarjet më tragjike dhe përcaktuese të historisë moderne. Katër aeroplanë pasagjerësh u grabitën nga terroristët e Al-Kaedës për t’u përdorur si armë goditëse. Dy prej tyre u përplasën në Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke i rrëzuar ato plotësisht. Një tjetër aeroplan goditi godinën e Pentagonit në Uashington, duke shkaktuar dëme të mëdha strukturore. Aeroplani i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani pasi pasagjerët guximtarë ndërhynë për të parandaluar goditjen e një tjetri objektivi shtetëror.
Nga këto sulme barbare humbën jetën pothuajse 3,000 persona nga dhjetëra vende të botës. Me mijëra të tjerë u plagosën ose pësuan pasoja afatgjata shëndetësore nga pluhuri dhe substancat toksike. Përmasa e tragjedisë ndryshoi përgjithmonë arkitekturën e sigurisë globale dhe udhëtimet ajrore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën menjëharë “Luftën kundër Terrorizmit” globale. Kjo ngjarje çoi në ndërhyrjen ushtarake në Afganistan për të shkatërruar bazat e Al-Kaedës.
Sot, 25 vite më pas, kjo datë përkujtohet me nderime të thella për viktimat dhe heronjtë e asaj dite. Në vendin e Kullave Binjake sot ngrihet memoriali “Ground Zero” dhe pishinat përkujtimore ku janë të shkruar të gjithë emrat e të rënëve. Trimi i zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve që reaguan të parët mbetet një simbol i pashlyeshëm humanizmi. Pavarësisht kalimit të çerek shekullit, dhimbja e familjarëve vazhdon të jetë e gjallë. 11 shtatori shërben si një kujtesë e përhershme e bragilitetit të paqes dhe rëndësisë së bashkimit kundër ekstremizmit. Ngjarja ndryshoi kursin e gjeopolitikës botërore, pasojat e së cilës ndihen ende sot.
