E martë, 25 Gusht, 2026

Takimi në Pogradec, Balluku ndan FOTOT dhe jep mesazhin: Rama dhe PS, kanë pasur gjithmonë aftësinë për të dëgjuar dhe reflektuar

Share

Ish-zv.kryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku ka ndarë fotot nga takimi që zgjati 7 orë ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, që u mbajt në qytetin e Pogradecit.

Teksa shfaqet e ulur në krah të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe drejtueses politike të Tiranës, Ogerta Manasterliu, Balluku ka dhënë një mesazh të qartë politik.

Në postimin në Facebook, ish-zv.kryeministrja shkruan se Rama dhe PS kanë pasur gjithmonë aftësinë për të dëgjuar dhe reflektuar për misionin e tyre kryesor, i cili sipas saj është shërbimi ndaj njerëzve dhe qytetarëve.

Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë pasur gjithmonë aftësinë e jashtëzakonshme për të dëgjuar, reflektuar dhe optimizuar politikat publike, formën dhe përmbajtjen e misionit tonë parësor, shërbimit ndaj vendit, shërbimit ndaj shqiptarëve”, shkruan Balluku në Facebook.

Kujtojmë që në takimin e djeshmë në Tushemisht, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të japin opinionet dhe sugjerimet e tyre lidhur me bashkëqeverisjen, si dhe me bashkërendimin mes pushtetit qendror dhe atij lokal. Në fokus ka qenë nevoja për një ritëm më të shpejtë pune dhe për një koordinim më të mirë në zbatimin e objektivave të qeverisë.

Te tjera

Lajme te tjera