E enjte, 30 Korrik, 2026

“Shtëpia nuk nxjerr sekretet jashtë”, Braçe flet hapur për përplasjet, rrjedhjet dhe luftën brenda PS: Dikush në Grupin Parlamentar kërkon të më vrasë politikisht. Rama? Absolutisht jo!

Share

Mbledhja e Grupit Parlamentar që u mbajt të premten e kaluar, në media u raportua se kishte pasur debate me tone të ashpra mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kryeministrit. Por si qëndron e vërteta?
 
Kjo është mohuar nga deputeti Braçe gjatë një interviste në emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews Albania. Ai e ka quajtur nxjerrjen e fjalëve jashtë mbledhjes si një veprim të qëllimshëm për goditjen e njërit apo tjetrit, dhe kufizimin për të folur lirisht.
 
Nuk ka ndodhur asgjë e habitshme në tërësi, as nuk ka ndodhur gjë e habitshme mes meje edhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Nuk më ka treguar askush derën, isha duke folur kur nuk kisha më asgjë për të thënë dhe kam dalë jashtë kur nuk kisha asgjë për të dëgjuar. As nuk më ka thënë njeri ‘dil përjashta’, as nuk më ka thënë njeri ‘ulu’. Fare, hiç!
Unë them që gjërat e shtëpisë nuk dalin përtej shtëpisë edhe unë i qëndroj asaj që them. Nëse unë kam diçka për të thënë publikisht nuk ka pse ta thonë të tjerët për mua. Të thuash të vërtetën nuk do të thotë që je opozitë, nuk do të thotë që je oponent, të thuash të vërtetë do të thotë që të bësh pasqyrën. Që mos ta bëjë pasqyrën bulevardi më mirë ta bëj unë.” u shpreh Erion Braçe.
 
Pyetjes se kush kërkoj t’ju vrasë politikisht Braçe iu përgjigj se ai që e ka nxjerrë këtë gjë,  kërkon të largojë nga ai grupi një njeri që është aty prej vitesh edhe që e sheh si konkurrent dhe nuk e arrin dot.
 
E ka nxjerrë ai që e ka nxjerrë këtë gjë, kërkon të largojë nga grupi një njeri që është aty prej vitesh edhe që e sheh si konkurrent dhe nuk arrin dot apo e arrin apo e tejkalon, por e ka problem qenien e atij atje matanë. Unë nuk kam problem qënien e askujt në Partinë Socialiste, me përjashtim të atyre që kanë probleme të rënda me ligjin, por me njeri tjetër nuk kam probleme. I kam konsideruar miq deri diku, kolegë, kam bërë me të punë, kam bërë me ta beteja. Nuk e kam bërë kurrë të dal ta vras tjetrin atje matanë.“, vijoi ai.
 
Pyetjes nëse është Edi Rama ai që kërkon ta vrasë politikisht, Braçe iu përgjigj me “jo”, “absolutisht jo”.
Deputeti socialist u ndal edhe tek mesazhi që dërgoi në grupin e Whats App dhe doli në media. Ai shpjegoi se mesazhi që dërgoi ditën që po mbahej protesta jashtë Kuvendit dhe deputetët po goditeshin me vezë ai kërkoi që të ngrihej një grup që të mbronte deputetët që të kalonin.

Ditën e parë kur filloi qëllesa me vezë atje parlamentit dhe kur u goditën gra me thënë të drejtën unë kam qenë në oborr të kuvendit kur u goditën gra, gra deputete dhe kam kërkuar në grup ore se shikoja domethënë një mosdashje të policisë për të marrë mbrojtje një trup kushtetuese siç është siç është trupa parlamentare Dhe në atë rast kam shkruar atje në grup që ej të paktën garantohuni një kordon të sigurt ku të kalojnë gratë. Po të kalojnë të hyjnë, të dalin sepse janë në punë për këtë gjë. Dhe atë mesazh e nxorën nëpër media natyrisht me interpretime e duhura për thënë qëshiko se atë ndërhyrjen e policisë e kërkoi ky“, tha Erion Braçe.

Te tjera

Lajme te tjera