E enjte, 30 Korrik, 2026

Koçiu: Kufij të rinj për zhurmat, mbrojmë cilësinë e jetës gjatë sezonit turistik

Share

Ka hyrë në fuqi udhëzimi i ri që përcakton rregullat për matjen e nivelit të zhurmës në subjektet që përdorin muzikë të amplifikuar ose pajisje elektroakustike gjatë sezonit turistik.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, theksoi se udhëzimi synon të garantojë një ekuilibër mes zhvillimit të aktivitetit turistik dhe mbrojtjes së qetësisë publike.

Sipas saj ai përcakton kufijtë e lejuar të zhurmës, metodologjinë e matjes dhe kriteret e kontrollit që do të zbatohen nga autoritetet përgjegjëse.

Qëllimi i këtij udhëzimi është reduktimi i ndotjes akustike dhe mbrojtja e cilësisë së jetës së banorëve dhe vizitorëve gjatë sezonit turistik.

“Për të garantuar një ekuilibër mes zhvillimit të aktivitetit turistik dhe mbrojtjes së qetësisë publike, ka hyrë në fuqi udhëzimi i ri që përcakton mënyrën e matjes dhe nivelet e lejuara të zhurmës për subjektet që përdorin muzikë të amplifikuar ose pajisje elektroakustike.

Udhëzimi përcakton kufijtë e lejuar të zhurmës, metodologjinë e matjes dhe kriteret e kontrollit, me synim reduktimin e ndotjes akustike dhe mbrojtjen e cilësisë së jetës së banorëve dhe vizitorëve gjatë sezonit turistik”, shkruan Koçiu.

Te tjera

Lajme te tjera