E martë, 28 Prill, 2026

“Nuk më nxjerrin në ajrosje, qelinë e kam palestër”, Ilir Meta reagon për transformimin fizik: Bëj 4 orë në ditë muskuj barku! Ushqimin ma sjell motra, jam me dietë ndaj kostumi më rri i madh

Share

Ish-presidenti Ilir Meta ka thyer heshtjen pas reagimeve të shumta në media dhe opinionin publik, lidhur me transformimin e tij fizik, kur u shfaq në kafazin e qelqtë të Gjykatës së Posaçme për herë të parë pas 18 muajsh në qeli.

Duke u përpjekur të qetësojë zërat se nuk është mirë, Ilir Meta thekson se “gjendja ime fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike.

Ish-presidenti ka publikuar një autointervistë, siç e quan ai, pasi intervista dje me gazetaren Dafina Hysa përmes telefonit është ndërprerë pa arsye. Ai thekson se merret shumë me aktivitet fizik dhe me sport në qeli.

“Që nga 2 korriku i 2025, kur jam dënuar pa një akt vendimi ende zyrtar edhe sot vazhdojnë të gjitha kufizimet, përveç gjësë më të parëndësishme, ping-pongut, i cili është hequr si “sanksion” para një muaji. Me këtë rast dua t’ju siguroj se mbetem kampion absolut dhe me reflekse të jashtëzakonshme. Sa për dijeni, nënkampioni këtu është një 30-vjeçar, që dikur ka qenë edhe futbollist”, shkruan Ilir Meta.

Ish-Presidenti i Republikës ndalet edhe tek pesha fizike, rënia e flaokëve apo edhe ngjyra e lëkurës.

“Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut.

Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi.

Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën edhe se të (b)analistëve që bëjnë “make up” para se të dalin në studio për të shfokusuar opinionin publik nga 2 skandalet e GJKKO-së dje”, vijon Ilir Meta.

Te tjera

Lajme te tjera