E shtunë, 31 Janar, 2026

Mungoi në Davos, batuta e Ramës: Mes Donaldit dhe Ivankës, zgjodha vajzën me lejen e babait

Share

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me një batutë kritikave të opozitës lidhur me mospjesëmarrjen e tij në Samitin e Davosit, atje ku Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi me liderë të ndryshëm për Bordin e Paqes.

Rama tha se ishte në një dilemë që të merrte pjesë në Davos apo të mikpriste vajzën e Presidentit Trump.

“Mes vajtjes në Donald Trump dhe vajzës së tij, zgjodha Ivankën, me lejen e babait të saj”, tha Rama, duke iu përgjigjur opozitës.

Gjithashtu, Rama ironizoi edhe deputetin e opozitës, Fatmir Mediu.

“Duke qene se Mediu është rruga që lidh Amerikën me Rrugën e Shpresës, prisja prej tij të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera