E hënë, 20 Prill, 2026

Bordi i Paqes, PD rrëzon ftesën e Trump për Ramën: Letër standarde për rreth 100 vende

Share

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte marrë një ftesë personale nga presidenti amerikan Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës.

Pas këtij deklarimi, kanë ardhur reagimet e para nga Partia Demokratike, ku këshilltarja demokrate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka hedhur poshtë pretendimin për një ftesë personale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhulali ka shpjeguar se Bordi i Paqes për Gazën është pjesë e Planit Gjithëpërfshirës të miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB përmes Rezolutës 2803, të paraqitur nga presidenti Trump. Sipas saj, më 16 janar 2026, Trump u ka dërguar një letër standarde presidentëve dhe kryeministrave të rreth 100 vendeve të botës, duke i ftuar të bëhen pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit për paqen në Gaza.

Zhulali thekson se letra është e njëjtë për të gjitha vendet dhe nuk përmend emra specifikë liderësh, duke rrëzuar kështu narrativën e “ftesës personale” të bërë publike nga Rama.

Postimi i Zhulalit:

Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për Gazën?

Vitin e kaluar, Këshilli i Sigurimit të OKB, përmes Rezolutës 2803, ka miratuar Planin Gjithëpërfshirës për të Ndërprerë Konfliktin në Gaza, të paraqitur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Brenda këtij kuadri, po krijohet Bordi i Paqes dhe strukturat e tij, të cilat do të jenë përgjegjëse për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.

Më 16 janar 2026, Presidenti Trump, në cilësinë e themeluesit të Bordit të Paqes, u ka dërguar një letër presidentëve dhe kryeministrave të rreth 100 vendeve të botës, duke i ftuar për t’u bërë pjesë e këtij Bordi, duke miratuar Kartën e tij dhe caktuar një përfaqësues zyrtar që do të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në kuadër të këtij koalicioni.

Thënë thjesht, Trump fton rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë.

Letra-ftesë është e njëjtë për të gjitha vendet. 

Te tjera

Lajme te tjera