E enjte, 23 Prill, 2026

“SHBA vë në monitorim PPP-të e Edi Ramës, kërkon më shumë kontroll për investimet”, VanHorn i shkon në zyrë ministres Delina Ibrahimaj dhe i lë në tryezë planet e Trump

Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se do të vënë në monitorim kontrata e PPP-ve te qeverisë. Ndonëse janë promovuar shumë nga kryeministri, koncesionet janë gangrenat e kësaj qeverise. Në shumë raporte ndërkombëtare ka pasur kritika dhe duket se amerikanët do të hyjë më thellë.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ku është folur mbi teknologjinë, por dhe ofrimin e ekspertizës amerikane për kontrata koncesionare. Po ashtu është folur dhe për investimet e huaja, një tjetër problematikë e ngritur kjo nga amerikanët. SHBA kërkon më shumë kontroll mbi investitorët.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë”, thekson ambasada e SHBA.

Në shtator të këtij viti, DASH publikoi raportin për klimën e investimeve. Përveç shumë problemeve, theksi vihej te PPP-të.

Kontratat e partneritetit publik-privat përmenden si një burim shqetësimi, pasi, sipas raportit, ato shpesh janë hartuar pa analizë të thelluar dhe me mungesë të ekspertizës profesionale.

Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar hapësirat për konkurrencë të ndershme, përfshirë edhe për investitorët e huaj, sidomos në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP vazhdojnë të jenë shqetësime serioze.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të vështira tregtare, si me entitete publike, ashtu edhe me ato private, disa prej të cilave kanë përfunduar në arbitrazh ndërkombëtar”, thekson DASH.

Kjo është një tjetër lëvizje interesante nga amerikanët. SHBA ka dhënë disa herë alarmin për investimet e huaja, sidomos ato nga Kina. Vetë VanHorn ka kërkuar disa herë të bëhet kujdes.

Te tjera

Lajme te tjera