E enjte, 23 Prill, 2026

Ambasada e SHBA i rikthehet punës me mesazh të fortë ndaj qeverisë: Do vijojmë të godasim organizatat kriminale!

Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri iu është rikthyer normalisht punëve, me një paralajmërim të fuqishëm për botën e krimit të organizuar.

Ambasada shprehet se institucioni është i gatshëm t’i rikthehet aktiviteteve pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore.

Konkretisht në njoftim ambasada sjell në vëmendje vendosmërinë e SHBA për të goditur organizatat e krimit të ndërkombëtar.

Theksi i Ambasadës vjen në një kohë kur qeveria shqiptare akuzohet për lidhje me krimin.

Madje detaji që tërhoqi vëmendje nga ardhja e Fleming në Tiranë, është se zyrtari shmangu një takim me Ramën.

Ambasada kujton se një muaj më parë, vizita e Drejtorit për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming ishte pikërisht për këtë qëllim.

Fleming me ardhjen e tij përçoi mesazhin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si dhe përforcimin e gatishmërisë së NATO-s për goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare.

Zyrtari amerikan u takua me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, Ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Po ashtu, ai është takuar me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, prokurorët Vladimir Mara e Klodian Braho dhe Nëndrejtorin e BKH-së Jon Keta.

Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri. Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare“, shkruan ambasada në rrjete sociale.

Kujtojmë se Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njoftoi më 1 tetor 2025, se për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizoheshin ndjeshëm.

Megjithatë, u njoftua se shërbimet konsullore thelbësore do të vazhdonin të ofroheshin sipas mundësive, përfshirë vizat për tranzit dhe udhëtimet në SHBA, si dhe shërbimet e pasaportave.

Te tjera

Lajme te tjera